Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et e vogla, vazhdon dhënia me konçesion

Në buletinin e Prokurimeve Publike këto ditë u shpall procedura e koncesionit me partneritet publik privat për te hidrocentralit “Viliq”, ne Tropojë (Forma e kontratës: B.O.T (Ndërtim – Operim – Transferim).

Bashkimi Përkohshëm i Shoqërive “Ergi Konstruksion” sh.p.k. dhe “Afrimi K” sh.p.k. kanë shprehur interes dhe janë shpallur fitues për shfrytëzimin hidroenergjetik në pellgun ujëmbledhës të përroit të Bityçit deri në derdhjen e tij në liqenin e Fierzë në zonën e Tropojës. Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet.

Kapaciteti i prodhimit i energjisë elektrike do të jetë 7,993,326 kw/h, fuqia e vendosur 1,902 kw/h dhe koha e zbatimit te punimeve 24 muaj. Vlera e investimit (pa TVSH) është 199,260,305 leke. “Fee koncesionare” do të jetë 2.1% e (167,860 kwh).

Ministria e Energjisë dhe Industrisë lajmëroi z. Shkëlzen Hoxha, Përfaqësues i Bashkimit te Përkohshëm te Shoqërive “Ergi Konstruksion” sh.p.k. dhe “Afrimi K” sh.p.k., me adrese: Berishë, Tropojë, Kukës, se oferta e paraqitur më datë 23 Maj 2015, për marrjen me koncesion te hidrocentralit Viliq, është pranuar.
Afati i negocimit te Kontratës tuaj do te jete 45 dite nga marrja e njoftimit te fituesit.

Banorët e Tropojës dhe shoqatat ambjentaliste këto ditë janë hedhur në proteste për shkak të ndërtimit të HEC-ve në zonën Parkut Kombëtar të Valbonës. Ndërtimi i HEC-ve po denatyron rrjedhjen e Lumit, duke acaruar edhe turistët, të cilët pasi kanë parë kanalet e betonit kanë kërkuar zyra të që ankohen.

Revista Monitor,  15.04.2016