Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers: Në 2016 investojmë 65 mln USD

Bankers Petroleum Ltd. ka bërë publik programin e tij të investimeve për vitin 2016 prej 65 Milionë dollarësh. Plani i investimeve do të mbështetet plotësisht nga të ardhura të gjeneruara nga operacionet dhe burimet cash të kompanisë. Buxheti është miratuar nga drejtuesit e bordit të kompanisë dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare për miratimin final.

Plani i investimeve 2016 i jep prioritet strategjisë së kompanisë për të ruajtur një bilanc financiar të fortë përgjatë periudhës aktuale me çmime të ulëta, duke maksimizuar aktivitetin brenda burimeve cash.

Aktiviteti i Bankers do të përqendrohet në vazhdimin e Programit të Metodave të Dyta për Prodhimin e Naftës, duke shpuar puse të reja në gjysmën e dytë të vitit dhe duke ruajtur nivelet aktuale të prodhimit.

David French, President dhe Shef Ekzekutiv tha: “ Ne kemi hartuar një strategji të përbashkët dhe program investimi të financuar plotësisht që rrit fleksibilitetin tonë operacional duke i dhënë njëkohësisht fuqi bilancit financiar të kompanisë. Ky plan do të mbajë shpenzime të balancuara përgjatë gjithë vitit, duke përdorur fluksin e parave për të mbajtur një pozicionim të mirë të kompanisë deri në fund të 2016 dhe më tej.”

energjia.al 16.12.2015