Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumani, reaktori me paratë e kinezëve

Rumania pritet të nënshkruajë një marrëveshje me një kompani kineze për të ndërtuar dy reaktorë të rinj bërthamorë, ndërsa vendi kërkon të rrisë sigurinë e tij të energjisë.

“Ky është një projekt i rëndësishëm për Rumaninë. Muajin e ardhshëm do të nënshkruajmë marrëveshjen për ngritjen e një kompanie të përbashkët me një partner kinez, një kompani e cila do të ndërtojë dy reaktorë të rinj në uzinën Cernavoda”, tha ministri rumun i Energjisë, Andrei Gerea.

Vitin e kaluar, Nuclearelectrica, kompania që drejton centralin e vetëm bërthamor të Rumanisë në Cernavoda në lumin e Danubit, zgjodhi China General Nuclear Power Corporation (CGN) si investitorin e saj për zhvillimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë.

CGN do të mbajë 51% të aksioneve të kompanisë së re. Projekti është me vlerë prej rreth 6.5 miliardë euro, sipas raporteve të medias.

Pajisja e energjisë bërthamore pritet të sigurohet nga Candu Energy e Knanadasë. Dy njësi bërthamore të projektuara nga kanadezët tashmë janë duke operuar në Cernavoda, në lindje të vendit. Së bashku ata furnizojnë rreth 20% të nevojave të energjisë elektrike të Rumanisë.

Ndërtimi i njësive të vonuara për një kohë të gjatë 3 dhe 4 në Cernavoda u shty në vitin 2011, kur disa nga kompanitë partnere, përfshirë RWE të Gjermanisë, GDF Suez të Francës dhe Iberdrola e Spanjës, u tërhoqën, duke cituar pasiguritë ekonomike. Ndërtimi i reaktorëve të rinj nuklearë nuk është investimi i vetëm kinez në sektorin energjetik të Rumanisë.

Muajin e kaluar, qeveria miratoi një projektmarrëveshje që lejon prodhuesin shtetëror të elektricitetit termik, Complexul Energetic Oltenia, të negociojë me China Huadian Engineering në lidhje me ndërtimin e objekteve të reja në centralin Rovinari në jug të Rumanisë.

Kompania e planifikuar si sipërmarrje e përbashkët do të marrë kredi rreth 575 milionë euro për të zbatuar planin e saj, e cila përfaqëson më shumë se dy të tretat e vlerës së përgjithshme të investimit.

Grupi kinez do të ketë aksione prej 91.06% në kompani. Complexul Energjetikës Oltenia do të kontribuojë në kapitalin e sipërmarrjes së përbashkët me aktive të ndryshme të tilla si toka, ndërtesa administrative dhe depozitat e qymyrit, vlera e të cilave arrin në 18.95 milionë euro.

Complexul Energetic Oltenia prodhon deri në 30% të energjisë elektrike të Rumanisë, në tre termocentrale.

Revista Monitor,  31.10.2015