Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Donald Lu vlerëson reformën në energjitikë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ishte pjesë e panelit me temë “Developing a Strong Energy Concept for Europe” organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Gjatë konferencës, Ministri Gjiknuri dhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu janë parë të bisedojnë nga afër ndërsa kryediplomati amerikan u ndal në fjalën e tij edhe në reformën e kryer në sektorin energjitik në Shqipëri duke dhënë vlerësime për punën e bërë.

“Në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sigurinë energjitike duke asistuar qeverinë shqiptare në reformat e saj ligjore për energjitikën. Po ndihmojmë sektorin energjitik shqiptar që të jetë në standardet e Bashkimit Evropian. Shqipëria është e bekuar me hidroenergji por gjysma e prodhimit humbet nga problemet në rrjet. SHBA ofroi asistencë teknike për reduktimin e humbjeve në rrjet, nga gati 50% në 37% dhe duke i kursyer kështu qeverisë vetëm këtë vit rreth 130 milion USD. Me lejoni të vlerësoj tani qeverinë për nismën e saj që bizneset dhe qytetarët të paguajnë faturat e energjisë. Hapi tjetër do të jetë investimi në sistemet e trasmetimit dhe shpërndarjes”, u shpreh ambasadori Lu.

energjia.al  16.10.2015