Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Strategjia e re e SHBA: Energjia nga burimet e rinovueshme ia kalon asaj nga qymyrguri

Energjia e ardhur nga burimet e rinovueshme si solare, e erës etj. për herë të parë në 130 vite në SHBA ia ka kaluar energjisë së ardhur nga qymyrguri.

Që prej shekullit të 19 që druri ka qënë burimi i kryesor i energjisë Amerikane, kurrë më parë nuk ka ndodhur që kryesimin në përdorim energjie ta marrë një burim i rinovueshëm.

Konsumimi i qymyrgurit ka rënë me 15%, kjo rënie ka vijuar për të gjashtin vit rradhazi, ndërkohë që ai i burimeve të rinovueshme këtë vit është rritur me 1%. Për herë të parë që prej vitit 1985, atëherë kur Mark Tuein publikoi librin “Aventurat e Hakëllberri Finit” dhe qiellgërvishtësi i parë i ShBA-së u ndërtua në Çikago, burimet e energjisë së rinovueshme ia kanë kaluar qymyrgurit.

Gjenerimi i elektricitetit nga qymyrguri ra në nivelet më të ulëta që prej 42 vitesh në 2019-n, ndërkohë që Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA (US Energy Information Administration, EIA) parashikoi atëherë se këtë vit burimet e energjisë së rinovueshme do ta eklipsonin energjinë e qymyrgurit. Më 21 maj, për të njëqindtën ditë rradhazi burimet e energjisë së rinovueshme u përdorën më tepër së ai i qymyrgurit.

“Qymyrguri është duke dalë jashtë përdorimit e trendi është mjaft i qartë”, shprehet Dennis Wamsted analist i Institutit për Analizën Financiare dhe Ekonomiksit të Energjisë.

Kolapsi i përdorimit të qymyrgurit ishte gati i pamendueshëm një dekadë më parë kur ky burim energjie përbënte gati gjysmën e elektricitetit të gjeneruar. Ky proporcion i përdorimit të qymyrgurit pritet të bie nën 20% këtë vit, me analistët që parashikojnë se ai do të vijojë të përgjysmohet gjatë dekadës së ardhshme.

Qymyrguri lëshon më tepër dioksid karboni se kushdo burim tjetër energjie. Ndërkohë shkencëtarët vazhdojnë paralajmërimin se përdorimi i saj duhet të zhduket botërisht gjer në vitin 2050 për të arritur emetimet neto zero dhe të mund të shmangen goditjet e rënda që mund të vijnë nga kriza e ngrohjes globale.

Vendet si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania janë në proçes të reduktimit në mënyrë të ndjeshme sektorët e qymyrgurit, ndonëse në ShBA kjo industri vazhdon të gëzojë mbështetje të fuqishme politike nga Presidenti Trump.

Është një moment i madh për ne që shohim në treg se si burimet e energjisë së rinovueshme po ia kalojnë qymyrgurit”, shprehet Ben Nelson analist për industrinë e qymyrgurit tek Moody’s.

Nelson pret që gjatë tremujorit të ardhshëm prodhimi i qymyrgurit të bie në mënyrë të ndjeshme. Shumë impiante të qymyrgurit sa vijnë e po bëhen më të kushtueshme për tu operuar duke u detyruar kështu të mbyllen. Ka pasur me qindra impiante të prodhimit të energjisë nga qymyrguri në ShBA që janë mbyllur dekadën e kaluar. Veçse këtë vit, kompanitë e energjitikës kanë anoncuar mbylljen e 13 impianteve të qymyrgurit duke përfshirë këtu dhe një prej impianteve më të mëdhenj të ShBA-së në Sheboygan të Winsconsin në Dakotën e Veriut.

Në botë fushatat për mbrojten e planetit ndaj ngrohjes globale kanë nxitur rënien e përdorimit të qymyrgurit, por në ShBA ky burim energji po zëvëndësohet më së shumti nga burimi i energjisë së përfituar nga gazi, i cili digjet në mënyrë më të pastër se qymyrguri po përsëri emeton një masë sinjifikative të dioksidit të karbonit dhe metanit, gaze që ndikojnë në rritjen e efektir serrë.

Gazeta Tema,  04.06.2020