Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjeneratorët në hidrovore, jo efektivë

Ministria e Bujqesise pajisjen e hidrovoreve me gjeneratore per te garantuar funksionim e sistemit te pompimit me qellim shmangien e permbytjeve dhe ne kushtet e mosfurnizimit me energji elektrike nuk e sheh te efektshme.

“Perdorimi i gjeneratoreve si burim emergjence per furnizimin me energji elektrike te hidrovoreve, ne rast te nderprerjes se furnizimit me energji elektrike nga linjat perkatese te furnizmit, mendojme se nuk do te ishte zgjidhja me emire dhe me efektive, per fatin se kemi te bejme me fuqi te konsiderueshme te hidrovoreve (1000kW – 2800kW), karakteristika specifike  te leshimit te elektropompave dhe nga ana tjeter keto gjeneratore relativisht te medhenj do te perdoreshin shume rralle dhe pjesen tjeter te kohes duke qendruar pa pune do te pesonin amortizim (pamvaresisht sherbimeve periodike, qe edhe keto kane kostot perkatese)”, thuhet në përgjigjen që ministria i jep këtij propozimi të ardhur nga specialistët.
Ministria vijon ta kerkoje zgjidhjen tek Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike. Hidrovoreve duhet tju garantohet energji permes dy linjave te sigurta.
“Furnizimi me energji elektrike i hidrovoreve (si konsumator) eshte detyrim i OSHEE dhe behet  me linja te furnizimit me energji elektrike nga nenstacionet elektrike ne hidrovor dhe ne disa raste nga nenstacionet qe jane prane hidrovoreve.
Funksionimi i sigurte i hidrovoreve kerkon domosdoshmerisht furnizimin me energji elektrike nepermjet  dy linja te sigurta (duke konsideruar jo vetem linjat ajrore por edhe ato me kabull nentoksor). Kjo edhe per faktin se kemi te bejme me konsumatore te medhenj dhe elektropompa te medha (440 kw), qe ne momentin e leshimit thithin rryma rreth dyfishit te fuqise”, shpjegon ministria.
Nese qeveria mendon te levroje fonde per keto vepra te sigurise se vecante Ministria e Bujqesise, sugjeron destinacionin.
“Ne gjykimin tone (referuar edhe pervojes se shfrytezimit te hidrovoreve  qe nga vitet 1965), nese do te investohej per sigurine e furnizimit me energji elektrike te hidrovoreve, ky investim duhet te adresohet ne ndertimin/rikonstruksionin e linjave ajrore/kabllore (dy per cdo hidrovor te madh) me burime te pavarur te furnizmit me enrgji elektrike (fidra te ndryshem)”, sqaron ky dikaster.
Sipas te dhenave te Ministrise se Bujqesise per kullimin e rreth 75 mija ha toke jane ne perdorim 28 hidrovore me nje fuqi te instaluar rreth 28 000 kW.
ABC News,  13.10.2015