Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korrik, rritet 60% numri i kuponëve të karburanteve

Numri i kuponëve tatimorë të lëshuara nga pikat e shitjes së karburanteve në korrik është rritur me 60% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013. Sipas Kryeministrit Edi Rama, numri i kuponëve të prerë në muajin korrik nga pikat e karburanteve në arrin në total 4,832,108, plot 1,817,310 se në korrik 2013, kur u regjistruan në total 3,014,798 kuponë.

Kreu i Qeverisë ka bërë dje publike në faqen e vet të “Facebook” progresin që ka dhënë deri tani lufta kundër informalitetit, duke publikuar rezultatet në tregtinë me pakicë të karburanteve, ku bie në sy rritje e konsiderueshme me 55% e numrit të kuponëve në raport me 2013 edhe në muajin qershor.

Shqiptarja.com  22.08.2015