Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, java e gjashtë e humbjeve

Nafta ishte në rrugën e duhur për një tjetër rënie javore teksa shqetësimet e mbi-ofertës rënduan treguesin referencë të naftës së botës, duke u përballur me javën e gjashtë radhazi të humbjeve, ecuria më e gjatë që nga fillimi i vitit.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra 25 cent në 49.27 dollarë.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI ishte në rrugën e duhur për ta mbyllur javën më shumë se 5 për qind më ulët, rënia më e madhe javore që nga marsi.

Nafta e papërpunuar ishte e sheshtë në 44.66 dollarë për fuci,pasi ra më shumë se 1 përqind të enjten kur goditi nivelin më të ulët në katër muaj e gjysëm.

Revista Monitor, 07.08.2015