Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Nxitje investimeve gjermane në energji

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ishte pjesë e panelit të Forumit të përbashkët Ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, organizsuar nga Dhoma gjermane e Tregtisë në Tiranë.

Ministri deklaroi se Republika Federale e Gjermanisë përmes Bankës kfW ka qenë bashkëpunëtore afatgjate dhe e qëndrueshme e Shqipërisë në sektorin energjitik.

Sipas tij, investimet në këtë sector kanë qene të karakterit strategjik duke influencuar direct në sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit tonë energjitik.

Z.Gjiknuri tha se janë mbi 300 milion euro financime përmes kredish të buta dhe grantesh që Gjermania ka ofruar ndër vite për sektorin energjitik në pjesën e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes.

Më tej, z. Gjiknuri u ndal tek hapat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të reformës thelbësore në sektorin energjitik. Sipas tij, me një plan të qartë veprimi shoqëruar me ndërhyrjet e nevojshme ligjore, u bë e mundur ulja d r astike e nivelit të humbjeve të energjisë elektrike në rrjet dhe rritja e arkëtimeve përmes rivendosjes së ligjshmërisë.

“Kemi ndërmarra hapa që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë financiare të sektorit. Kemi kryer reformën tarifore si korrigjim të shtrëmbërimeve dhe përafrim me koston. Kemi bërë të mundur rritjen e likuiditetit në sektor dhe shlyerjen e mbi 90% të detyrimeve të prapambetura ndaj investitorëve”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Në vlerësimin e tij, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike hedh tanimë shtratin e nevojshëm për liberalizimin e sektorit të energjisë elektrike, liberalizimin e prodhimit, fillimin e liberalizimit të shpërndarjes dhe hapjen e mundësive të mëdha për investime.

“Nën frymën e iniciativës për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka rikonfirmuar qëndrimin e saj për lidhjet e sistemeve energjitike, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin Evropian”, u shpreh z.Gjiknuri.

“Shqipëria ka potenciale të shumta. Sot kemi 1400 megavat të instaluar kapacitet të prodhimit të energjisë, nga të cilat mbi 300 janë private dhe një pjesë janë në ndërtim e sipër. Shpresojmë se deri në vitin 2020, ne të kemi fuqi të instaluar rreth 2000 megavat sepse Shqipëria ka potenciale dhe për mbi 1000 të tjera, potenciale të mundshme në investime hidroenergjetike”, theksoi ministri.

Ai nënvizoi se Ministria e Energjisë dhe Industrisë po punon për të tejkaluar pengesat teknike, administrative dhe rregullatore në mënyrë që ti japim jetë projekteve të reja energjitike.

“Do të përfundojmë së shpejti amendimin e ligjit të energjive të rinovueshme, gjithashtu edhe planit kombëtar të energjive të rinovueshme, duke i hapur rrugë për herë të parë edhe burimeve të reja të energjisë siç janë fotovoltaikët, era dhe biomasa. Nëpërmjet këtyre masave, synohet që Shqipëria, të diversifikojë burimet e saj gjeneruese nga burimet e rinovueshme”, sqaroi z.Gjiknuri.

Më tej, ai tha se TAP krijon një mundësi të re për përdorimin e gazit në sektorë të ndryshëm të industrisë, pse jo edhe tek konsumatorët familjarë. “Pas masterplanit, do të bëjmë studimet e detajuara për shpërndarjen e gazit në Shqipëri. Ftoj çdo kompani dhe investitorë gjermanë që kanë eksperiencë në fushën e gazit që ta shohin me interes këtë zhvillim”, nënvizoi ministri.

energjia.al 09.07.2015