Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrolli i tregut të karburanteve

Kontrolli në tregun e karburanteve ka detyruar pikat që shesin naftë që vetëm gjatë një muaji të presin 220 mijë kuponë tatimorë më shumë se një vit më parë, çka vërteton evazionin e thellë që bëhet në këtë treg. Në një intervistë për Vizion Plus, Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj thotë se kontrolli nuk do të ndalet deri sa të marrë fund abuzimi që këta biznesmenë bëjnë në kurriz të konsumatorit duke nisur që nga cilësia, sasia dhe deri te vjedhja e buxhetit të shtetit.Ministri Ahmetaj pranon se lufta që është ndërmarrë në këtë treg është një sfidë e madhe, por ai tregon se qeveria ka marrë një projekt, i cili do të lidhë të gjitha pikat që shesin karburant në një sistem dixhital dhe në kohë reale do të raportohet çmimi me të cilin i shitet konsumatorit dhe sasia e karburanteve. Pavarësisht përpjekjeve dhe kontrolleve të shpeshta që bëhen për cilësinë e naftës në tregun tonë, sërish nafta që prodhon kompania Bankres Petrolium, e cila shkon në miliona tonë në vit nuk shënjohet, kjo le hapësira të mëdha që grosistët të përziejnë këtë produkt e të vjedhin xhepat e konsumatorit. Para një muaji, qeveria shpalli aksionin mbarëkombëtar për të luftuar vjedhjen që bizneset e karburanteve kanë bërë në këto 20 vite. Ndërkaq janë bërë gati edhe ligjet të cilat pasi të miratohen nga parlamenti do të ashpërsojnë masat për ata që përziejnë karburantin dhe bëjnë evazion, penalitete të cilat parashikojnë burg për të gjithë abuzuesit.

Vizion Plus,  16.06.2015