Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, Shqipëria mundësi për 2 mln ton në vit

Shqipëria ka potenciale të prodhojë rreth 2 milionë ton naftë në vit, pas përfundimit të procesit të dhënies me koncesion të zonave të reja.

Kështu shprehet drejtori i Politikave Hidrokarbure në Ministrinë e Energjisë, Dritan Spahiu, gjatë një interviste të dhënë për TV SCAN. Sipas tij, këto vlera do të arrihen pas një periudhe prej të paktën 2 vitesh.

Ndërsa aktualisht, prodhimi i naftës në vend arrin në 1.4 milion ton. Rezervat e naftës në Shqipëri përllogariten në rreth 300 milionë ton, ku vetëm 40 milion ton janë shfrytëzuar.

Për të rritur kapacitetet prodhuese dhe për të tërhequr investime në këtë fushë, duke e kthyer sektorin e prodhimit të naftës si një element kyç të zhvillimit ekonomik, qeveria shqiptare ka nisur procesin e dhënies me koncesion të 13 blloqeve naftëmbajtëse në të gjithë vendin.

Scan TV,  02.06.2015