Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia në 2019, vetëm 0.4 për qind u bë nga fotovoltaikët

Që nga viti 2017 kur u miratua ligji për energjinë nga burimet e rinovueshme ka pasur një vëmendje të shtuar për energjinë fotovoltaike. Por pavarësisht se ka pasur diskutim në këtë rrafsh avancimi ka qenë i dobët. I vetmi segment që ka përparuar kanë qenë kontratat deri në 2 MW për të cilat fillimisht qeveria garantoi një çmim 100 euro/MWh, një çmkm që tashmë ka zbritur në pak më shumë se 70 euro.MWh.

Dy segmente të tjera që lidhen me investimet për impiantet deri në 500 këh për autokonsum dhe ato për impiante të mëdhenj si Akërnia apo së fundmi Divjaka në garë mbeten ende në letra për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra.

Në finale pavarësisht deklaratave dhe potencialit që ka Shqipëria për energjinë diellore të dhënat zyrtare të vitit 2019 janë krejtësisht dekurajuese. Vitin e shkuar vetëm 0.4 për qind e energjisë së prodhuar në vendin tonë është e prodhuar nga centralet fotovoltaikë. Kjo do të thotë se nga 5.2 milionë MWh, pak më shumë se 22 mijë MWh u prodhuan nga impiantet fotovoltaike.

Ajo që vihet re nga ana tjetër në treguesit zyrtarë të sektorit të energjisë për vitin 2019 është rritja e dukshme e ndikimit që kanë prodhuesit privatë në totalin e energjisë që prodhohet në vend. Bëhet fjalë për investimet e mëdha në hidro ku biën në sy spcecifikisht ato të bëra nga Devoll Hydropower, Ayen Enerji dhe Ashta. Në vitin 2019 57.2 për qind e energjisë së prodhuar në vend ishte nga KESH përmes kaskadës së Drinit ndërsa pjesa tjetër prej 42.8 për qind ishte pikërisht nga prodhuesit privatë.

Viti 2019 nuk ishte një vit i mirë në aspektin hidrik ku Shqipëria nuk ja doli të përmbushte nevojën e saj pasi konsumi në fakt rezultoi 7.6 milionë MWH që do të thotë se nga prodhuesit publikë dhe privatë vendi ka plotësuar vetëm 68.3 për qind të konsumit ndërsa pjesa tjetër është importuar.

Konkretisht nga tregjet e huaja në mbulim të kërkesës në vend nga ana e OSHEE-së është blerë jo pak por mbi 2.4 milionë MWh energji një situatë që ndikoi edhe tek situata financiare e kompanisë publike që u detyrua në mes të vitit të shkuar të pezullonte investimet.

Monitor,  24.04.2020