Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i naftës, Shqipëria e treta në botë, lë pas Zvicrën, Monakon, Britaninë e Madhe dhe Greqinë

Shqipëria ka arritur vendin e tretë në rang global sa i takon çmimit të lartë të naftës. Sipas indeksit që publikon agjencia ndërkombëtare ‘Global Petrol Prices’, vendi ynë renditet pas Hong-Kongut dhe Ëallis Futuna mes 162 vendeve në botë.

Shqipëria ka lënë pas për herë të parë Monakon, Zvicrën, Britaninë e Madhe dhe Greqinë, shtete që historikisht kanë patur çmim më të lartë të hidrokarbureve se ne.

Në Hong Kong një litër naftë me pakicë shitet 1.73 Dollarë, në Ëallis Futuna një litër karburant kushton 1.62 Dollarë, ndërsa në Shqipëri 1.48 dollarë, ndërsa mesatarja globale është 0.84 Dollarë për litër.

Prej dy javësh karburantet në tregun e pakicës në vendin tonë variojnë mes çmimit 158 deri në 163 Lekë, duke reflektuar me rreth 20 Lekë uljen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i naftës për një fuçi në tregjet globale ka arritur në 25 Dollarë, duke kapur vlerat më të ulta historike, ndërsa një javë më parë kuotat e rezerva për Majin u shitën me vlera negative, në mënyrë që kompanitë të hiqnin kostot e stoqeve për shkak të rënies së kërkesës nga pandemia.

Shoqata e Hidrokarbureve ka sqaruar për televizionin se çmimet e naftës në vend nuk janë shumë fleksibël me tregjet e huaja për shkak të taksave që i janë vendosur, argument të cilin e bën edhe agjencia ‘Global Petrol Prices’.

Në Shqipëri janë 91.7 Lekë taksa te çmimi i një litri, pa llogaritur blerjen e lëndës dhe kostot e transportit dhe operacioneve të shitjes, çka bën që rënia e vlerës së saj në tregje të reflektojë më pak.

Klan Tv,  30.04.2020