Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gati 13 zona naftëmbajtëse për biznesin

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përgatitur kuadrin ligjor për nxjerrjen e 13 blloqeve naftëmbajtëse për shfrytëzimin nga privati.

Drejtori i Politikave Hidrokarbure në këtë ministri, Dritan Spahiu, thotë në një intervistë për TV SCAN se, vendimi i Këshillit të Ministrave nr 335, ka mundësuar kalimin e pronësisë së këtyre blloqeve nga Albpetrol, te ministria e Industrisë. Duke mundësuar kështu përgatitjen e procesit të privatizimit të këtyre zonave.

Nga zonat që do të nxirren për operacione të kërkim zbulimit, do të ketë edhe një bllok në det. Nëntoka e Shqipërisë vlerësohet të ketë rezerva nafte që arrijnë në 400 milionë tonë, ndërsa vetëm 10% e kësaj sasie është shfrytëzuar deri tani.

Megjithatë, studime konkrete në vendin tonë pas viteve ’70-të nuk janë kryer, ndërsa zbulimet e reja në qarkun e Beratit kanë bërë që interesi për investime në Shqipëri nga kompanitë ndërkombëtare të jetë tepër i lartë.

Scan TV, 08.05.2015