Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sot në Kuvend votohet projektligji për energjinë

Kuvendi pritet të miratojë gjatë seancës së sotme parlamentare ndryshimin për ligjin e energjisë, sipas të cilës tashmë nuk do të jetë më klauzola e konfiskimit të shtëpive për debinë e energjisë, ndryshim i cili erdhi dje nga ana e mazhorancës.

Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”:

Masat e ekzekutimit të detyrueshëm të detyrimeve të papaguara

Për të siguruar ekzekutimin e detyrimit të papaguar furnizuesi në përputhje me parashikimet e kontratës, merr masat e mëposhtme:

a.Fillon proçedurën e ndërprerjes së energjisë elektrike

b.Fillon procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile dhe ligjit nr.8862, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”

c. Vendoset barra hipotekore mbi pasurinë e paluasjthme që furnizohet me energji elektrike në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontrate furnizimi energjie eshte mbi 15 milion lekë për klientin jofamiljar.

Gjithashtu, sot në parlament pritet të votohet për:

Projekt-rezolutë “Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2014”

Revista Monitor, 30.04.2015