Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, Komisioni parlamentar diskuton faturën e energjisë në veri

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mblidhet sot për të diskutuar lidhur me pagesën e shpenzimit të rrymës në veri të Kosovës.

“Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mblidhet Diskutim me te vetmin rënd dite diskutimi për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milion euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri të Kosovës”, thekson njoftimi i Kuvendit.

I ftuar në mbledhje te komisiomit është Avokat i Popullit Hilmi Jashari.

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kjo mbledhje do të mbahet pa prezencën e mediave.

Serbët e veriut të Kosovës edhe më tutje refuzojnë të paguajnë faturat për rrymë dhe shërbime të tjera, ndonëse buxheti i Kosovës dëmtohet për më shumë se 10 milionë euro në vit.

Ata vazhdojnë që t’i mos i paguajnë asnjë centë as KEDS-it e as në KESCO-s. Derisa në anën tjetër qytetarët e pjesës tjetër të vendit vazhdojnë t’i kryejnë pagesat për rrymën e shpenzuar.

Telegrafi,  13.05.2020