Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, tre skenarët e rimëkëmbjes

Strategjia për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisëështë rrugës për në Kuvend.Tre skenarët që do të nxjerrin sistemin nga kolapsi. Si do të ulen humbjet në14% dhe si do të rriten arkëtimet 95% deri në vitin 2019. Qeveria e pasigurt për nxjerrjen e sistemit nga gremina për shkak të rreziqeve të shumta. Ja planet për menaxhimin e kompanive nga privatët

Një plan rimëkëmbje për sektorin e energjisë elektrike është bërë gati nga qeveria, e cila, nëpërmjet tre skenarëve, synon të nxjerrëtregun nga gropa financiare gati 1 miliard USD vetëm pas pesë vitesh. Por edhe këto pritshmëri janë të rrezikuara nga volumi i reshjeve nga çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar dhe ngadora njerëzore që do të qeverisë kompanitë e energjisë, KESH, OSHEE dhe OST. Në themel tëStrategjisësë re, e cila ka kaluar miratimin në qeveri dhe shumë shpejt do të nisë diskutimin në Kuvend, reduktimi i humbjeve në sektorin e shpërndarjes do të vijojëme një mesatare prej 5% ulje në çdo vit, për të arritur nga 37.6% aktualisht, në 14% deri në vitin 2019. Por,pavarësisht masave, kompanitë e sektorit do të jenë të ngarkuara me overdrafte që kalojnë vlerat e 42 miliardëlekëve edhe pas katër vitesh.

Deri në fund të vitit 2019, arkëtimet do të realizohen në masën 95% nga pagesat e faturave të energjisë nga konsumatorët familjarë, jofamiljarë, institucionet dhe kompanitë publike.

Masat që janënë veprim dhe qëdo të vijojnë janë:Përmirësimi i arkëtimeve për faturimet, reduktimi i humbjeve, ristrukturimi i tarifave, racionalizimi i operacioneve të biznesit, veçanërisht në OSHEE, lëshimi igarancive qeveritare për shpenzimet kapitale, ristrukturimi i kërkesave për kreditë tregtare afatshkurtra dhe pagesat korrekte të institucioneve buxhetore ndaj OSHEE.

Masat që do të merren për herë të parë janë:Shuarja dhe kompensimi i detyrimeve të institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, reforma në strukturën e modelit të Tregut të Energjisë Elektrike, pastrimi i detyrimeve të prapambetura ndaj HEC–eve private dhe injektime të mundshme në kapitalin e OSHEE.

Me këtomasa, pritet që në këtë periudhë kyçe nga 2015 deri në vitin 2017, sektori do të arrijë një fluks pozitiv të llogarive cash.

Skenari i parë, rregullohen borxhet ndërmjet kompanive

Sistemi i borxheve qëkompanitë e energjisë ikanë njëra-tjetrës dhe të tretëve bashkë me mbulimin e kostos nga tarifat janë dy shtyllat kryesore ku do të synojë reforma në sistemin e energjetikës në katër vitet në vijim.

Në drejtim të tarifave gjatë vitit 2014 u hoq sistemi dy tarifor dhe u vu në zbatim tarifa mesatareprej 10.7 për kilovat/orë. Kjo tarifë do të rishikohet në vitet në vijim indeksuar me kostot operacionale, kursin e këmbimit dhe inflacionin.

Në këtë skenar parashikohet shlyerja në dy faza e borxheve ndërmjet kompanive në vlerën 4.4 miliardë lekëdhe 8.0 miliardë lekë, sipas marrëveshjeverespektive në vitin 2014 dhe 2015. Ky skenar merr në konsideratë shlyerjen e detyrimeve ndaj HEC-eve të vogla brenda vitit 2015.

Nga ana tjetër, të gjitha institucionet buxhetore dhe jobuxhetore do të detyrohen nga thesari që tëpaguajnë në kohëtë gjitha faturat e energjisë së konsumuar.

Shpenzimet kapitale do të shqyrtohen me kujdes nga ana e këshillave mbikëqyrës si dhe Ministria e Energjetikës dhe do kufizohen vetëm me zërat thelbësore. Plani i ri i qeverisë thotë se, investimet do të bëhen vetëm në ato linja që sigurojnë rritjen e të ardhurave dhe uljen e humbjeve. Shpenzimet kapitale do të mbahen të kontrolluara, që do të thotë që të realizohet vetëm 60%e propozimit në planin e biznesit.

Ndryshimet ligjore që mundësojnë përmirësimin financiar të sistemit tashmë kanë avancuar.Ligji i ri i Energjisë Elektrike ështënë Parlament dhe së bashku me të, Modeli i ri i Tregut të Energjisë, i cili mundëson fillimin e liberalizimit të mëtejshëm të tregut dhe lirimin e KESH nga detyrimi për të furnizuar rreth 40% të nevojave për energji në fund të 2019-s.Ministria e Energjetikës, ndërkohë ka gati amendimet në ligjin për Energjitë e Rinovueshme, i cili do të bëjë të mundur një planifikim të qartë të kapaciteteve të reja prodhuese, diversifikimin e burimeve, si dhe kontrollin më të mirë të kostove të energjisë tashmë të mbuluara nga regjimi tarifor.

Në këtë skenar, overdrafti për sektorin në tërësi do të rritet nga niveli aktual 36.26 miliardë lekë në47.3 miliardë lekë deri në fund të vitit 2017. Kjo kërkesë shtesë tejkalon gatishmërinë e bankave të brendshme për të kredituar fonde.

Faktorët pengues

Qartësisht plani nuk është pa rrezik, veçanërisht në lidhje me tre fusha të veçanta, të cilat përfshijnëraportine borxhit me vlerën e aseteve, varësinë nga ndryshueshmëriae motit dhe mundësinëpër zbatimin korrekt të planit.

Raporti i borxhit ndaj kapitalizimit me mbi 90%, jo vetëm që shkakton një pjesë të madhe të kostove të shërbimit të borxhit, por përbën rrezik për kolaps financiar, i kombinuar me modelet e përkeqësimit të kushteve të disfavorshme të motit.Në mungesë të ndonjë mase lehtësuese, këta dy faktorëgarantojnë pothuajse mundësitë e përballjes me një krizë financiare brenda disa viteve të ardhshme.

Masat

Që sistemi t’i largohet kolapsit financiar, në planin e rimëkëmbjes kërkohet përcaktimi i tarifave të arsyeshme për prodhuesit e pavarur të energjisë, duke eliminuar krijimin e borxheve të reja si rezultat ifurnizimit me energji elektrike përtej niveleve të miratuara në tarifë.Kjo masëështë realizuar, pasi çmimi ndaj HEC-eve të vogla është ulur me 25% këtë vit.

Gjithashtu Enti Rregullator duhet të rishikojëtarifate aksesit në rrjet, sipas nivelit të tensionit për të mundësuar daljen në treg të klientëve të lidhur në tension të mesëm 35/20/10/6 kV.

Qeverisë i sugjerohet që të sigurojë raportin e borxhit me kapitalin e OSHEE. Buxheti qendrordo të garantojëborxhet e energjisë ndaj KESH dhe deficitin e projektuar gjatë viteve 2015-2017 nga humbjet dhe arkëtimet.

Parashikohet qëKESH të jetë në gjendje të eksportojë energji gjatë viteve të ardhshme. Rrjedhimisht, qeveria propozon që të mbajë të rezervuar shumën prej 30 milionë dollarësh, pjesë e kredisë së Bankës Botërore për tëalokuar importet e KESH, derisa të jetë hartuar programi i zbutjes së rrezikut të sigurisë së burimeve hidrike.

Skenari i parë, që të jetë efektiv, duhet të mbajë tarifa të përshtatshme që reflektojnë kostot për furnizimin, transmetimin, shpërndarjen dhe shitjen e energjisë. Sipas draft-strategjisë, këto tarifa duhet të përfshijnë vetëm humbjet teknike dhe nuk pasqyrojnë humbjet joteknike që janë rezultat i vjedhjes së energjisë nga një numër i madh konsumatorësh në kurriz të konsumatorëve të tjerë.

Nga ana tjetër,TEC i Vlorës do të rikomisionohet në pritje të çmimeve më të ulëta të naftës bruto ose furnizimit nga gazi i projektit TAP, duke sjellë kosto më të ulëta të operimit të tij.

Masat, sipas skenarit të parë, parashikojnë reformimin e modelit të tregut dhe të kuadritligjor për kalimin progresiv të konsumatorëve të tensionit të mesëm nga tregu i rregulluar në tregun e hapur të energjisë që nga ky vit.

Nëse këto masa zbatohen,kërkesat e huamarrjes nga kompanitëjanë të menaxhueshme gjatë 2015-2017, të llogaritura në 5.5, 5.2 dhe 3.7 miliardë lekë, para se sektori të gjenerojë të ardhura pozitive dhe të fillojë rrugën e gjatë për t’u shndërruar në një sektor të shëndoshë financiar.

Skenari i dytë, ristrukturohen borxhet me bankat

Sipas skenarit të dytë për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë, kërkesa për huamarrje e KESH dhe OSHEE do të rritet përtej overdraftit aktual. Në këtëskenar, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të transfertave ndërmjet kompanive, për të garantuar që KESH dhe OSHEE të jenë të financuara në mënyrë tëkënaqshme, pasi mund të ndodhë që OSHEE të kërkojë të reduktojë detyrimet e papaguara ndaj KESH.

Sipas këtij skenari, KESH duhet të mbetet brenda normave të kredisë ekzistuese dhe të fillojë të paguajë borxhin afatshkurtër që është akumuluar, në një periudhë shumë më të shkurtër nga ajo që është planifikuar nga 2018 e tutje.

KESH duhet tëplotësojë kushtin e marrëveshjes së kredisë për strukturën e shërbimit të borxhit dhe kapitalit. Për më tepër, KESH është në diskutime me bankat për të ristrukturuar pjesën kryesore të overdrafteve, duke i kthyer ato në kredi afatmesme për të reduktuar më tej kostot e tij të kapitalit.

Skenari i tretë, menaxhimi në fokus

Sipas skenarit të tretë, qeveria është e vetëdijshme se asnjë plan, sado i mirë qoftë, nuk mund të ketë sukses po nuk u zbatua siç duhet. Në këtë drejtim, propozohet përgatitja e një studimi tëposaçëm për të trajtuar varësinë nga kushtet e motit, si dhe të ulë impaktin potencial financiar të kushteve nën mesataren hidrologjike.

Në këtëskenar planifikohet gjithashtu fuqizimi imenaxhimittë OSHEE nëpërmjet një kontrate menaxhimi të bazuar në rezultate. KESH, OSHEE dhe OST do të kthehen në shoqëri të vërteta tregtare dhe do të përmirësojnë mirëqeverisjen dhe menaxhimin duke fuqizuar përgjegjësinë e këshillave mbikëqyrës, duke fuqizuar llogaridhënien e shoqërive. Pranë kompanive do të atashohen drejtorë të pavarur joekzekutivë për të fuqizuar këshillat mbikëqyrës dhe për të ndihmuar të formulojnë politika dhe monitorojnë performancën e drejtimit sidomos në aspektin teknik dhe financiar.

Do të kryhet ndarja formale të operacioneve në OSHEE, duke veçuar funksionin e shpërndarjes nga furnizimi, sikurse parashikohet në Ligjin e ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, duke transferuar Furnizuesin Publik me Shumicë dhe atë me Pakicë së bashku me stafin, asetet dhe përgjegjësitë e lidhura me të, në këtë entitet të ri.

Kjo do të thotë se,përveç KESH, OST dhe OSHEE do të jetë edhe një kompani tjetër që mund të cilësohet Furnizuesi Publik me Shumicë dhe Pakicë (FPSHP).

Kjo ndarje do të kryhet brenda periudhës 2015-2017 dhe sistemet tregtare të faturimitdo të projektohen duke pasur parasysh këtë strukturë.

Banka Botërore është e vendosur të koordinojë me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mobilizojë burimet e financimit aty ku i nevojiten sektorit, brenda një periudhe të arsyeshme kohore dhe tavendosë atë në një bazë të qëndrueshme për të garantuar sigurinë e furnizimit.

Risqet që kanosin Planin e Rimëkëmbjes

Rreziqe dhe pasiguri të mëdha ekzistojnë për zbatimin ePlanit tëRimëkëmbjes. Rezerva të mëdha financiare duhen në dispozicion, por madhësia e tyre varet ngakurset e këmbimit dhe përqindjet e interesit global, të cilat janë në një masë të madhe jashtë kontrollit të qeverisë. Gjithashtu rrezik konsiderohet edhe rezistenca e publikut për të ndryshuar. Ristrukturimi i tarifave, ndjekja penale e vjedhësve dhe ushtrimi i kontrollit për të paguar nëpërmjet ndërprerjes së furnizimit mund të ndeshë në rezistencën e publikut ndaj iniciativave për përmirësim. Problematika ligjore është një tjetër risk. Pa miratimin e ligjit të ri për Sektorin e Energjisë Elektrike,zbatimi ireformavetë parashikuara do të jetë i pamundur.Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor duhet të jetë i gatshëm të zbatojë dënimet për vjedhjen e energjisë elektrike dheprokurorët duhet të jenë më të vendosur në dërgimin në gjykata të vjedhësve të energjisë.

OSHEE-sëi kërkohet të tregohet e vullnetshme për të shkarkuar dhe për tëçuar për ndjekje penale punonjësit e korruptuar. Menaxherët duhet të kenë vullnetin për të shkarkuar dhe për të dërguar për ndjekje penale punonjësit që mundësojnë vjedhjen e energjisë elektrike apo keqmenaxhimin e parave të arkëtueshme. “Nuk duhet të ushtrohet presion politik ndaj menaxhimit për të mbajtur punonjës të pandershëm. Gjykatat nuk duhet të përdoren si një mënyrë për punonjësit e shkarkuar për t’u rikthyer në punë”, – thuhet në draftin e strategjisë.

Qeveria konsideron si rrezik edhe mosmarrëveshjet ligjore me HEC-et private, për shkak të rishikimit tëçmimeve.Por mësë shumti, rrezik i madh është mungesa e kapacitetevemenaxhuese të Kompanisë së Shpërndarjes. Qeverinë e mundon pyetja se,a do të ketë vullnetin dhe do të jetë në gjendje menaxhimi aktual i OSHEE të zbatojë uljen e humbjeve dhe përmirësimin e nivelit të arkëtimeve, në mënyrë aq kërkuese sa e supozon parashikimi? Në vitin 2015, pritet që Kompania e kontraktuar për menaxhimin eOSHEEtë sigurojë praktika të shëndosha të menaxhimit dhe deri diku, të izolojë kompaninë nga presionet jashtë saj.Vlerësohet kritik numri i madh i konsumatorëve pa matës.

Plani supozon që konsumatorët e rrjetit 35kV dhe 10kV të lënë tarifat e rregulluara dhe të paguajnë bazuar në çmimet e importit. Kjo do të rezultojë në rritje të kostove për disa konsumatorë, duke i ekspozuar ata ndaj rreziqeve që do të paraqesin çmimet rajonale të energjisë në të ardhmen. Por kjo rrezikon të shndërrohet në njëpresion politik, që këto biznese të mbesin si konsumatorë normalë.

Çmimet Rajonale të Energjisë, janë njërisk tjetër. Duke pasur parasysh faktin se Shqipëria duhet të importojë energji për të plotësuar nevojat hidrike, vendi është i ekspozuar ndaj rreziqeve të trashëguara të tregjeve rajonale të energjisë.Borxhi ikonsumatorëve buxhetorë konsiderohet njërisk në vijim, por, kompensimi i borxheve do të likuidohet nga institucionet buxhetore brenda buxhetit nëpërmjet një mekanizmi detyrimi. Administrata fiskale mund të përfshihet në përmirësimin e situatës. Tatimet janënjë faktor i rëndësishëm lidhur me mbledhjen e borxheve dhe faturave aktuale nga konsumatorët privatë, meqenësemund të kontrollojnë nëse faturat e energjisë elektrike janëtë përfshira në bilancet vjetore të bizneseve. Ky kontroll mund të shmangë mospagesën e detyrimit të energjisë, si një e mirë publike, dhe tëminimizojë abuzimin e raportimit të pagesave false të energjisë që synojnë zvogëlojnë e fitimit për të paguar më pak tatim.

Si degradoi sektori i energjisë

Borxhet në sektorin e energjisë rritën presionin fiskal në vitin 2012, gjë që e detyroi qeverinë të sigurojë mbështetje financiare ekstra për KESH në formën e garancive sovrane për importet e energjisë. Sektori energjetik u zhyt më tej në një krizë financiare për shkak të privatizimit të dështuar të kompanisë së shpërndarjes që zotërohej me 76% të aksioneve të saj nga kompaniaçeke CEZ as. Në tetor 2014 situata u zgjidh përmes rimarrjes së aksioneve nga ana e kompanisë shtetërore OSHEE, e cila zotëron 100% të aksioneve. Qeveria e re, me një program të miratuar edhe nga FMN, ka zbatuar një strategji të qartë të shlyerjes së këtyre detyrimeve që në fillim të vitit 2014.

Varësia nga reshjet si dhe furnizimi vetëm përmes hidrocentraleve të vendosura në kaskadën e lumit Drin në veri të vendit, shkakton paqëndrueshmëri në prodhimin e energjisë së furnizuar nga KESH. Kjo përbën një kërcënim në lidhje me parashikimin e importeve, duke sjellë një rrezik për garantimin e furnizimit.

Sfida e furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë ndikohet më tej nga kufizimet e kapacitetit transmetues të brendshëm dhe të jashtëm të lidhur me rajonin, si dhe nga sasia e pamjaftueshme e energjisë në dispozicion për furnizimin dhe tregtimin nga vendet fqinje.

KESH,gjatë vitit 2014, llogariti skenarin më të keq për importet e energjisë së nevojshme për të mbuluar tregun e rregulluar në vitin 2014, e vlerësuar në atë kohë ekuivalente me 1200 GWh, ose rreth 100 milionë USD. Në të vërtetë, KESH importoi 180 GWh (rreth 12 milionë US$) gjatë vitit, për shkak të përmirësimit të kushteve klimatike duke filluar nga muaji mars, si dhe të një menaxhimi më të mirë të rezervës ujore në kaskadën e lumit Drin.

Një vështirësi tjetër me të cilën sektori po përballet sot, është detyrimi financiar ndaj energjisë së blerë nga HEC-e private dhe ato me koncesion. Ky detyrim është akumuluar nga shtimi i sasisë së prodhuar nga HEC-e private mëshumë se sasia e planifikuar dhe me tarifa shumë favorizuese blerjeje. Vetëm për vitin 2014, kostoja e blerjes së energjisë elektrike, e pambuluar nga regjimi tarifor, arriti në shumën rreth 2 miliardë lekë. KESHu pagoi bankave në vitin 2014 ishte 1.93 miliardë lekë.

Humbjet e energjisë u rritën në 51,1% në fund të vitit 2012 dhe me një mesatare vjetore 45% deri në fund të vitit 2013, ndërsa në vitin 2014 rezultuan me një përmirësim të rëndësishëm në më pak se 38%.Shkalla e arkëtimit të faturave u ul nga 85% në vitin 2008, në 84,1% në vitin 2012, në 78,7% në vitin 2013 dhe u rrit deri në 84% në vitin 2014.

KESH dhe OST, duke qenë se janë me aftësi paguese të dobët, për shkak të rivlerësimit të aseteve, mbeten kompani me aftësi jolikuiduese për shkak të mungesës së një niveli të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të pagesave që duhen bërë nga OSHEE. Kjo situatë është bërë e paqëndrueshme dhe përbën rrezik të veçantë për KESH, meqë ai nuk mund të realizojë pagesat e kësteve të kredisë, të blejë energjinë nga HEC-et private.

Edhe pse u ndërtua termocentrali i Vlorës, kjo pasuri nuk është ende funksionale, për shkak të problemeve të pazgjidhura teknike. Kur TEC të hyjë në funksionim në vitin 2018 (në rast se zgjidhja teknike e propozuar është ekonomikisht e shëndoshë dhe financiarisht e realizueshme), do të ketë kosto të larta të prodhimit të energjisë, pasi teknologjia e tij (CCGT) është projektuar për të punuar me karburante importi të shtrenjtë. Ky termocentral parashikohet të vihet në punë në të njëjtën kohë me përfundimin e projektit TAP dhe kjo linjë gazi do të mund të furnizojë TEC-in, i cili mund të punojë me kosto më të ulët. Ministria e Energjisë dheIndustrisë po negocion angazhimet financiare nga TAP-i për të lidhur termocentralin me tubacionin nga pika e tij e daljes në Fier.

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) ka ofruar një kredi prej 150 milionë USD që do të disbursohet gjatë pesë viteve të ardhshme, të orientuara kryesisht në sistemin e shpërndarjes. Duke marrë parasysh nevojat e larta të sektorit të energjisë, vetë projekti i financuar ngaIBRD-ja nuk është i mjaftueshëm për të trajtuar dhe për tëzgjidhur të gjithë boshllëkun financiar të trashëguar dhe atë aktual, i cili kërkon masa të mëtejshme shtesë dhe një reformë të thellë për të kapërcyer problemet e sektorit të energjisë.

Revista Monitor,  15.03.2015