Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pranë marrëveshjes energjitike me Rumaninë

Kryeministri Rama, gjatë vizitës së tij në Bukuresht, pati një dalje për shtyp së bashku me homologun Ponta.

Viktor Ponta deklaroi se arsyeja e takimit ishte roli i Rumanisë për ekspertizë dhe mbështetje rreth integrimit të rajonit dhe në veçanti i Shqipërisë.

“ Rumania ka mbishtesë prodhimi energjie, ku Shqipëria mund të përfitojë”- ka deklaruar ai, duke thënë më tej se me Ramën është diskutuar rreth fushës së energjetikës.

Ndërkaq, Rama është shprehur pozitiv për lidhjen me Rumaninë, duke thënë se na lidhin jo vetëm studentët e përbashkët, por edhe në vijim do të nxisim më tej edhe bahskëpunimin qeveritar.

“ Ajo qe folëm me Pontan një vit më parë, po kthehen në hapa konkretë. Nënshkruam marrëveshje për personat që punojnë në të dyja vendet për njohjen e kontributeve. Së shpejti marrëveshje me rumaninë për një kuotë bursash, në fushën e arsimit. Rumania do të ofrojë bursa për shqiptarët që duan të studiojnë në fushën e IT-së”.- deklaroi Rama, duke pohuar edhe se jemi afër marrëveshjes së parë në fushën e energjisë, ku ne do përfitojmë nga mbiprodhimi i energjisë rumune.

“ Do të ndërtojmë një rrjet ekspertësh rumunë në ministritë tona, pasi Rumania është mbështetësja kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Ata do të ofrojnë ekspertizë në negociatat për BE-në”- tha Rama.

“Kërkesa ime e përsëritur është urimi im që Rumania më në fund ta njohë Kosovën dhe ta ndihmojë të shohë më tutje në procesin e njohjeve”- deklaroi në fund kryeministri Rama.

Revista Monitor,  27.02.2015