Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: I dhamë fund vjedhjes së energjisë

Shqipëria mbështet fuqishëm projektin evropian te vlerave, qytetarisë dhe bashkëjetesës fetare. Ky ka qenë mesazhi që kryeministri shqiptar ka shprehur i ftuar në emisionin “Le invasioni Barbariche” ne televizionin “La 7” ne Itali.
“Me vjen çudi qe ne Italia ka kaq shume eurospektike. Projekti evropian është zgjidhja e vetme kundër gjithë këtyre krizave. Dalja nga Bashkimi Evropian dhe mbyllja ne vetvete nuk te ben me te sigurt, nuk i ben nje shërbim gjeneratave, por vetem politikaneve per situatat e momentit. Ne besojmë se projekti i BE-se duhet mbështetur. Ai duhet te jete nje projekt i qytetarisë dhe i bashkëjetesës fetare”.

I pyetur për masat e ashpra te qeverise kundër vjedhësve te energjisë, Rama tha se kjo histori nuk do te përsëritet.

“Ne kemi patur nje problem per vite me radhe sepse shume qytetare vidhnin energjinë elektrike. I kemi dhënë njëherë e mire fund kesaj historie te trishte. Ai që nuk paguan energjinë nuk ka më drita”.

Kryeministri shqiptar është ndalur dhe te harmonia fetare si nje nga vlerat me te mëdha qe vuri ne pah dhe Papa Françesku gjate vizites se tij ne Tirane. Kete interviste, kreu i qeverise e shfrytëzoi per te ftuar bizneset italiane te investojnë ne Shqipëri.

Vizion Plus,  19.02.2015