Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Taksat apo monopoli në treg?

Debati kryesor që po zhvillohet është ai se cilat janë arsyet që mbajnë çmimin e naftës të lartë, taksat apo tregu monopol apo oligopol i karburanteve? Kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, Erjon Braçe ka akuzuar ditët e fundit kompanitë e naftës se nuk po e përcjellin uljen e çmimit në treg.

Përmes disa postimeve në Facebook, ku ka publikuar edhe të dhënat mbi diferencat mes çmimit të shitjes dhe kostos së blerjes, Braçe akuzon se tregu është i kontrolluar nga tre kompani, të cilat nuk e reflektojnë uljen e çmimit në bursë, duke rritur fitimet sipas tij abuzivisht.

Sipas Braçes, më shumë se taksat është tregu monopol që sjell mosndryshimin e çmimit dhe diferencat mes kostos së blerjes dhe çmimit të shitjes arrijnë mbi 30 lekë për litër. Por pas këtyre komenteve ka ardhur dhe reagimi i Shoqatës së Hidrokarbureve. Duke mohuar akuzat tregtarët thonë se tregu i karburanteve është konkurrues si asnjë treg tjetër në vend dhe se shkaku për mosuljen e çmimeve janë taksat e larta që qeveria ka ngarkuar mbi naftën dhe benzinën.

Duke bërë një krahasim mes taksave që paguhen në Shqipëri dhe ato në vendet e tjera të rajonit, shoqata thotë se çmimi i shtijes jo vetëm që nuk është i lartë, por përkundrazi është nën kosto dhe mund të shndërrohet në problem që mund të ndikojë edhe në cilësinë e karburantit.

Sipas shoqatës, në Shqipëri paguhen tre kasa që nuk janë në asnjë vend tjetër dhe që vetëm këto shtojnë barrën fiskale me 30 lekë për litër. Tregu i karburanteve ka qenë gjithmonë në qendër të debateve, sa herë ka patur ulje të çmimit të naftës në bursë, për mosreflektim në tregun e brendshëm.

Top Channel, 20.01.2015