Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Polonia gjobit Gazpromin me 57 milion dollarë për mungesë bashkëpunimi mbi Nord Stream 2

Mbikëqyrësi antimonopol i Polonisë UOKiK tha të hënën se kishte gjobitur Gazprom me 213 milion zloty (57 milion dollarë) për mungesë bashkëpunimi në procedurat e saj në lidhje me projektin e tubacionit Nord Stream 2.

Polonia kundërshtoi tubacionin, i cili do të pompojë gaz nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik, duke thënë se kjo vetëm do të forcojë pozicionin mbizotërues të Gazprom në tregun europian të gazit.

UOKiK ka ekzaminuar projektin për vite me radhë, duke argumentuar se ndërmarrja e përbashkët e paraparë Gazprom dhe pesë ndërmarrje europiane përgjegjëse për ndërtimin e gazsjellësit do të minojnë konkurrencën.(Reuters)

Scan,  03.08.2020