Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MPB: Askush nuk arrestohet për debi

Ministria e Punëve të Brendshme, duke shprehur keqardhjen për humbjen tragjike të jetës së një 52-vjeçari në burgun e Rrogozhinës, dje sqaroi opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka arrestuar asnjë person për detyrime të papaguara ndaj OSHEE-së, por vetëm për vjedhje të energjisë përmes lidhjeve apo rilidhjeve të paligjshme. “Ritheksojmë se asnjë shtetas nuk i nënshtrohet procedimit penal si debitor, por vetëm shtetasit që vjedhin energjinë elektrike. Qamil Zela, 52 vjeç, banues në Lushnjë, është arrestuar në datën 28.10.2014 nga policia e Lushnjës, pasi është kapur me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga grupet e përbashkëta të OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit, ka rezultuar se shtetasi Qamil Zeka furnizonte me energji elektrike dy biznese në pronësi të tij (një Fast Food dhe një sallë interneti), pa matës të energjisë, por duke i lidhur me banesën e tij me kontratë familjare. Të dyja dyqanet u gjetën të hapura dhe në gjendje pune dhe të papajisura me matës energjie.

Gazeta Shqiptare, 29.12.2014