Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI: Keqardhje për PD, nxit mospagimin

Keqardhje për opozitën e cila është kthyer në avokaten dhe zëdhënësen e çdo njeriu që shkel ligjin, që nuk paguan energjinë, që vjedh pasurinë publike.

E vetdijshme për flluskën e “supërfuqisë energjitike” dhe kolapsin ku e çoi sistemin energjitik në 8 vitet e qeverisjes së saj, tanimë opozita së paku do duhet të heshtë.

Në vend që ta mbështesë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në përpjekjen për tu rimëkëmbur, Partia Demokratike zgjedh ta sulmojë sikur kërkon dhe dëshiron falimentimin e tij.

Në vend që tu bëjë thirrje qytetarëve të paguajnë detyrimet e energjisë elektrike, Partia Demokratike bën të kundërtën, inkurajon dhe nxit mospagesën e energjisë.

Në vend që të marrë anën e qytetarëve të ndershëm, kundër atyre që abuzojnë, Partia Demokratike rreshtohet fuqimisht në mbrojtje të atyre që e trajtojnë energjinë si mall pa zot.

Është e drejta e Partisë Demokratike të zgjedhë se çfarë qëndrimi publik do të mbajë, por të kthehesh në mbrojtës të verbër të kujtdo që shkel ligjin, është e turpshme dhe amorale.

Nëse u kërkojmë qytetarëve të paguajnë faturën e energjisë, ne jemi të parët që duhet të japim shembullin. Përpjekjet e Partisë Demokratike për të penguar rimëkëmbjen energjitike do të dështojnë.

Qytetarët e ndershëm janë shumicë. Ata duan të trajtohen të barabartë. Gjithkush do të paguajë për energjinë që konsumon, askush që abuzon nuk do të tolerohet.

energjia.al 18.12.2014