Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: Në 5 dhjetor, vendimi për çmimin

Enti Rregullator i Energjisë më 5 Dhjetor pritet të bëjë publik vendimin që ka marrë përballë kërkesave të tre operatorëve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Pas seancave dëgjimore me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ERE në një seancë zyrtare të hapur për mediat mëngjesin e 5 Dhjetorit, do të japë vendimin e saj.

OSHEE ka kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë me 5 lek/kwh, pra nga 7 lek/kwh që është sot kërkon që çmimi të jetë në 12 lek/kwh.

KESH ka depozituar kërkesën pranë ERE-s duke kërkuar që çmimi të rritet nga 2.2 lekë/kwh, në 3.4 lekë/kwh për energjinë e shitur tek OSHEE.

Ndërsa OST nga 0,65 lek/kwh që trasmeton sot energjinë në transmetim, kërkon të bëhet 0,71 lek/kwh, dhe kjo tarifë që i faturohet OSHEE-së.

Nga data 1 janar 2015, heqja e fashës 300 kwh/muaj pritet të ndryshojë çmimin e energjisë, që sot është 7.7 lek/kwh, por se sa do të jetë ky ndryshim, i mbetet vendimit që duhet të merret nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE). Vetë kryeministri Rama u shpreh dje nga qyteti i Fierit se çmimi do të jetë i mesatarizuar.

Javën e kaluar kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe deklaroi se nuk do të ketë rritje çmimi për qytetarët as mbi 10 lekë. Ai është shprehur edhe më herët kundërkërkesave të tre operatorëve për rritje të çmimit, dhe i ka kërkuar ERE-s të marrë përgjegjësinë që të mos lejojë që keqmenaxhimi në sistem të bëhet argument për tarifat e reja.

Shqiptarja.com 02.12.2014