Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, në rënie të lehtë. OPEC+ e ka respektuar në 97% marrëveshjen për prodhimin

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, duke kthyer një pjesë të fitimeve të sesionit të kaluar, pasi OPEC+ deklaroi se prodhuesit e ka respektuar plotësisht marrëveshjen për uljen e prodhimit. Në anën tjetër, investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus në të gjithë botën. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 45 dollarë për fuçi, pas rritjes me rreth 1.3% në sesionin e kaluar.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 42.5 dollarë për fuçi, ndërsa një ditë më parë u rrit me rreth 2%. Grupi OPEC+ e ka respektuar në 97% angazhimin për uljen e prodhimit, gjatë korrikut. Prodhuesit e naftës në të gjithë botën i kanë ulur kuotat e prodhimit në nivele të ulëta rekord, për të reduktuar reservat që u rritën ndjeshëm pas kolapsit të kërkesës gjatë pandemisë. Ndërkaq, Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, pritet të kontraktohet më shumë se parashikimet për shkak të koronavirusit. Njëkohësisht, Administrata për Informimin mbi Energjinë në SHBA e reduktoi parashikimin për kërkesën globale për naftë.

Scan,  18.08.2020