Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konfindustria mbështet uljen e rentës minerare

Konfindustria bën të ditur në një deklaratë për shtyp se mbështet në parim synimet për rritjen ekonomike prej 3% te PBB, uljen e borxhit dhe deficitit publik por sipas saj, objektivat e mësipërme janë të vështira për t’u arritur.

Konfindustria deklaron se mbështet padyshim disa vendime p.sh ulja e rentës minerare dhe naftës për industrinë prodhuese vendore, paketa për bujqësinë, me kusht të merren masat për formalizimin e saj.

“Rritja e të ardhurave buxhetore duhet të mbështetej në mirëadministrimin dhe zhvillimin ekonomik dhe jo në rritjen e barrës fiskale, sikurse është parashikuar në tërësi në ligjin për buxhetin 2015. Rëndesa në vazhdimësi e barrës fiskale brenda 1 viti, sipas Konfindustrias, me 50% i tatimeve mbi fitimin, dividentin, të ardhurat personale, qiratë, etj.,, ul fuqinë konkurruese të ekonomisë shqiptare në rajon për investimet e huaja, rrit trysninë për shtim të evazionit fiskal, rrit kostot e prodhimeve vendore, ul fuqinë blerëse, nuk mbështet rritjen ekonomike dhe të ardhurat buxhetore të parashikuara, duke rrezikuar ndjeshëm edhe vetë objektivat kryesore të shpallura të buxhetit të vitit 2015.”, deklaroi Gjergj Buxhuku, kreu i saj.

Revista Monitor, 18.11.2014