Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Majko-Rama debatojnë për kamatvonesat

Kamatëvonesat e energjisë ka ndezur debatin në sallën e Parlamentit mes Kryeministrit Rama dhe Pandali Majkos. Ky i fundit në fjalën e tij ka kërkuar që të hiqet kamatvonesa duke thënë se “Po nuk ditëm të flasim me njerëzit, nuk jemi të majtë. Të falen kamatëvonesat për energjinë”.

Deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Parlament, mbi diskutimet për projekt-buxhetin është ndalur në disa masa të marra nga qeveria. Majko është ndalur kryesisht te rritja e akcizës së duhanit, duke deklaruar se ajo nuk i shërben shëndoshjes së familjes shqiptare, ashtu siç deklaruan me humor deputetët e majtë, por se kjo rritje bëhet për të paguar borxhet e lëna nga qeverisja e mëparshme.

Më tej ai ka kërkuar faljen e kamatëvonesave për energjinë elektrike. “Po nuk ditëm të flasim me njerëzit, nuk jemi të majtë. Të falen kamatë-vonesat për energjinë”, ka kërkuar deputeti i PS-së.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko gjatë debatit në parlament për pr/buxhetin 2015 kërkoi faljen e kamatvonesave të energjisë për personat që janë nën mbrojtje sociale, pasi kjo do na bëjë më njerëzorë.

“Ne sot do të votojmë faljen e kamatvonesave për pensionet në fshat e ç’na gjen të flasim këtu dhe për ata që janë me mbrojtje sociale. Nuk besoj se kjo na shmang nga ndonjë faturë e kripur, përkundrazi na bën më njerëzorë”, u shpreh deputeti Majko.

Menjëherë pas Majkos e ka marrë fjalën Rama i cili në mënyrë kategorike e ka hedhur poshtë alternativën për faljen e kamatvonesës për personat të cilët nuk kanë paguar energjinë.

“Ne nuk do falim asnjë kamatëvonesë. Nuk do falim askënd që nuk paguan energjinë elektrike. Paguesit më të rregullt të energjisë, janë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara. Kur e paguajnë pensionistët askush tjetër nuk duhet ta diskutojë. 98% e pensionistëve e paguajnë, personat me aftësi të kufizuara paguajnë 93%”,- tha kryeministri Rama., ndërsa theksoi se ne jemi nga ata që nuk bëjmë një diçka të dobishme se quhet e djathë dhe se nuk jemi të majtë se në darkë shpëtuam ca njerëz dhe ua faturuam Shqipërisë nesër.

Shqiptarja.com 17.11.2014