Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ahmetaj-Gjiknuri: Po rimëkëmbim sektorin

Dy nga ministrat e qeverisë Rama, z.Arben Ahmetaj dhe z.Damian Gjiknuri, përkatësisht ministri e zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe sipërmarrjes; dhe ministri i energjisë dhe industrisë ishin të ftuar në emisionin Opinion në TV Klan. Në panelin përballë ishin ftuar z.Eno Bozdo dhe z.Ridvan Bode, ish-zyrtarë të lartë të qeverisë Berisha, të cilët u akuzuan nga Gjiknuri dhe Ahmetaj për gjendjen katastrofike në të cilën katandisën sektorin energjitik shqiptar dhe rritën borxhin. Në emision u fol pë gjendjen e sektorit, marrëveshjen e qeverisë Rama me CEZ dhe çmimin e energjisë.

Në një postim në rrjetin social facebook ministri Ahmetaj shprehet: “Shqiptarët meritojnë të dinë të vertetën mbi gropën e madhe të sistemit energjitik për të kuptuar dëmin që Qeveria e kaluar i shkaktoi xhepave të tyre dhe buxhetit të shtetit.
Meritojnë po aq, te njohin reformat që Qeveria Rama po ndërmer për rimëkëmbjen e sektorit.”

energjia.al 03.10.2014