Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Autoriteti i Konkurrencës raporton në komision për Bankers-in

Autoriteti i Konkurrencës ka vënë nën hetim një tjetër koncesion për abuzime me pozitën dominuese, atë të kompanisë Bankers Petroleum.

“Kemi nisur hetimin paraprak që pritet të vazhdojë këtë vit”, tha Juliana Latifi, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.

Më parë Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar dhe gjetur me shkelje koncesionin e kolaudimit të makinave dhe atë të terminalit lindor në portin e Durrësit. Por kryetarja latifi tha se nuk ka gjetur bashkëpunimin e ministrisë së energjisë për të luftuar këto monopole.

Por ky justifikim nuk e ka bindur kreun e Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Ish-ministri shprehu rezerva për punën e autoritetit të konkurrencës duke i kërkuar të mos qëndroj pasiv ndaj abuzimeve që u bëhen qytetarëve, veçanërisht në tregjet ku ka dyshime të forta për shkelje të ligjit.

Vitin e kaluar Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 2.5 milionë euro nga gjobat e vendosura mbi bizneset që shkelin konkurrencën në treg.

Top Channel,  20.03.2019