Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ahmetaj flet për çmimin dhe taksën e naftës

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ku u pyet se përse në vendin tonë nuk ulet çmimi i naftës.

“Taksa ka qenë te makinat dhe u rrit borxhi publik në kurriz të qytetarëve. Nga 74% është ulur në 64% sot. Ne nuk bëmë asgjë përveçse e morëm nga makinat dhe e çuam te nafta. Nafta është elastike, shkoi edhe 157 çmimi i saj. Në kohë të PD-së shkoi edhe 192 çmimi për shkak të tregut dhe strukturës. Ka vende që çmimin e naftës e kanë të pangarkuar nga taksa e qarkullimit. Maqedonia ka 500 euro taksën e makinës, ndërsa te ne është 120 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.

Ish-ministri i Financave shtoi më tej se “Ridvan Bode e mori nga makinat dhe e futi te çmimi i naftës. Shumë mirë bëri sepse administrohet më mirë. Është ulur dhe rritur çmimi i naftës sipas tregut”.

Top Channel,  08.02.2019