Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI, anulohen 40 HEC-e dhe 170 leje minerare

Ministria e Energjisë dhe Industrisë vijon procesin e monitorimit dhe rishikimit të gjithë konçesioneve, ku janë hequr 170 leje minerare dhe janë anuluar rreth 40 HEC-e. Këto masa lidhen me mungesën e investimeve sipas kontratave, mospagesë të gjobave për shkeljet ligjore dhe te shërbimeve, etj.

Për shkak të masave të marra nga ministria, ka konçensionarë, që kanë nisur investimet, ku më kryesori është në Bulqizë, ku kompania kineze nisi investimet në galerinë 9 dhe qe për pasojë, kësaj miniere i shtohet dhe 20 vjet puna.

Gjithashtu, ka nisur hapja e më shumë fabrikave të shkrirjes së mineraleve për shkak të politikave shtetërore, elementë, që do të ndryshojnë situatën me koncesionet.

“Ne po bëjmë ndryshime në ligjin minerar dhe me ndryshimet ligjore të reja, do të kemi një kontroll për sektorët e prekur të minierave”, është shprehur së fundi ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri.

Në këto ndryshime do të forcohen masat me detyrimet ligjore të reja edhe për rehabilitimin mjedisor, nisur nga fakti që shpesh minierat janë kthyer në zgavra të shëmtuara që ndotin mjedisin. Pritet që shumë shpejt ligji të kalojë në Qeveri dhe Kuvend.

Shqiptarja.com 19.09.2014