Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Unë e dua efiçiencën energjitike”

Ne datat 7-15 tetor do te zhvillohet ne Tirane dhe ne Himare Shkembimi Rinor “Une e dua eficiencen energjitike”. Ne kete trajnim do te marrin pjese 25 pjesemares nga 5 shtete, Shqiperi, Republika Çeke, Moldavi, Portugali, Poloni.

Pjesemarresit do te ndajne eksperiencat e shteteve te tyre ne fushen e eficiences energjitike; do te pervetesojne sjellje sa me eficiente duke ideuar projekte te cilat do te jene ne sherbim te komuniteteve.

Nga Shqiperia kerkohen 3 persona te cilet duhet te plotesojne keto kerkesa:

. njohuri te mira ne Anglisht (gjuha zyrtare e shkemibimit rinor eshte anglishtja)
. te kene interes per çeshtjet e mjedisit, per zhvillimin e qendrueshem
. te kene njohuri baze per çeshtjet e eficences energjitike
. mosha 18-30 vjeç
. te jene entuziaste, te motivuar, te gatshem per te punuar ne grupe, te gatshem per te bashkepunuar
. te gatshem per te udhetuar ne data 7-15 tetor dhe per te ndjekur programin e plote
. prioritet do t’i jepet personave qe jane aktive ne aktivitetet e qendres EDEN.

Youth and Environment Europe (YEE) eshte organizata aplikuese dhe derguese e pjesemarresve dhe qendra mjedisore EDEN eshte organizata mikpritese e shkembimit rinor.

Informacion llogjistik: akomodimi dhe ushqimi eshte i mbuluar 100% . Rruga eshte e mbuluar plotesisht, duke u bazuar ne limitet e programit Erasmus (+) per Shqiperine.

Te interesuarit te dergojne nje leter motivimi (preferohet ne anglisht) per pjesemarrjen ne shkembimin rinor dhe afrimitetin e tyre me çeshtjet mjedisore, eficiencen energjitike etj., si dhe kontaktet e tyre ne lira.hakani@eden-al.org brenda dates 15 shtator 2014.

Personat e perzgjedhur do te njoftohen me e-mail brenda dates 22 shtator 2014.

Per me shume informacion rreth shkembimit rinor mund te kontaktoni lira.hakani@eden-al.org

Mjedisi Sot, 04.09.2014