Stabilitet i çmimit të karburanteve
Çmimet e karburanteve gjatë kësaj jave nuk kanë pasur luhatje duke qëndruar në të njëjtin nivel krahasuar me një javë më parë.
Nga vëzhgimi i bërë me kamerën e RTV SCAN në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se gjatë kësaj jave, një litër naftë është tregtuar nga 183 në 185 lekë për liter.
Edhe çmimi i benzinës ka ruajtur të njëjtat nivele duke u tregtuar me 186-188 lekë për litër. Gjatë gjithë kësaj periudhe tregu vendas i karburanteve ka patur vetem luhatje te lehta. Kjo si pasojë edhe e luhatjeve të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e krizës në Ukrainë.
Tregu vendas i karburanteve pësoi luhatje të konsiderueshme në fillim të vitit ku nafta dhe benzina u shtrenjtuan me arsyetimin e rritjes së taksës së qarkullimit.
Scan TV, 21.06.2014