Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilitet i çmimeve të karburanteve

Çmimet e karburanteve gjatë kësaj jave kanë pasur luhatje duke qëndruar në të njëjtin nivel krahasuar me një javë më parë.

Nga vëzhgimi i bërë me kamerën e RTV SCAN në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se gjatë kësaj jave, një litër naftë është tregtuar me 185 lekë për liter. Edhe çmimi i benzinës ka ruajtur të njëjtat nivele duke u tregtuar me 187-188 lekë për litër.

Gjatë gjithë kësaj periudhe tregu vendas i karburanteve ka patur vetem luhatje te lehta. Kjo si pasojë edhe e luhatjeve të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e krizës në Ukrainë.

Tregu vendas i karburanteve pësoi luhatje të konsiderueshme në fillim të vitit ku nafta dhe benzina u shtrenjtuan me arsyetimin e rritjes së taksës së qarkullimit.

Scan TV, 24.05.2014