Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Loja shpërblyese e EVN

Konsumatorët të cilët rregullisht dhe në kohë i paguajnë faturat e energjisë elektrike do të kenë mundësi të jenë pjesë e ngushtë e shouit më të ri shpërblyes “Familje e gëzuar”.

Çdo javë të dytë, para lajmeve qendrore në televizionin nacional “Alfa”, do të emitohet loja shpërblyese ku të gjithë janë fitues. Gjatë katër lojërave shpërblyese, tre familje të gëzuara do të garojnë për shpërblimin në të holla nga 1.000, 500 dhe 300 euro.

Pjesëmarrësit do të tërhiqen në mënyrë të rastësishme, përmes sistemit kompjuterik. Lojërat janë të thjeshta, emocionuese dhe interesante për të gjitha gjeneratat.

Çdo familje që do të jetë pjesëmarrëse, do të ketë mundësi shumë lehtë edhe përmes së qeshurës të luajë. Familje e gëzuar” është shou i cili nuk është parë më herët nëpër mediumet e Republikës së Maqedonisë, dhe për shikuesit është një mundësi e shkëlqyer që t’ju rikujtohen disa lojëra të cilat janë “klasike”, por edhe surpriza të reja.

Në edicionin e parë të “Familje e gëzuar” ekipet do të garojnë për fond të fituar i cili do të donohet për qëllime humanitare. Personazh nga familje të njohura do të luajnë për Konviktin “Goce Dellçev” nga f. Lubanc, për Institutin për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve – Shkup dhe për Organizatën e qytetarëve për trajtimin e fytyrave me Autizëm, ADHD dhe sindromit Asperger “NË BOTËN TIME”- Shkup.

EVN Maqedoni në vazhdimësi e vlerëson besimin e konsumatorëve të tyre dhe tani më tradicionalisht organizon lojë shpërblyese për paguesit e rregullt. Në periudhën e kaluar, janë paraqitur një sërë shërbimesh të cilat ua lehtësojnë konsumatorëve pagesën e faturave.

Tani konsumatorët kanë mundësi t’i marrin faturat përmes postës elektronike, t’i paguajnë onlajn, si dhe gjendja e faturave të verifikohet përmes aparatit folës. Faturat do të kenë mundësi t’i paguajnë pa provizion në cilën do bankë, postë apo punkt pagues të EVN Maqedonisë.

“Familje e gëzuar” fillon më 19.05.2014, ndërsa do të emitohet në TV Alfa çdo të hëne të dytë me fillim në ora 19.15 pas lajmeve qendrore. Në të njëjtën ditë ky emision do të emitohet edhe në TV ALSAT M me fillim në ora 22.15 në gjuhën shqipe.

Befasitë e reprizës të lojës shpërblyese tek dy televizionet do të emitohen edhe gjatë fundjavës. Çdo familje është potenciale që të jetë pjesëmarrëse. Atë çfarë duhet të bëni është që t’i paguani faturat e energjisë elektrike dhe të prisni për tërheqje.

Zhurnal, 19.05.2014