Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria hap konkursin për lejet minerare

Ministria e Energjisë dhe Industrisë çel konkursin për 18 leje të reja minerare, të cilat do të jepen brenda muajit qershor. Ministria ka shpallur tashmë ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien e të drejtës për aplikim për leje minerare në Qendrën Kombëtare të Licencimit për zonat minerare konkurruese Nr. 376/4, Nr. 365/2, Nr. 180, Nr. 90/1, Nr. 387/1, Nr. 712/4, Nr. 181/2, Nr. 837/4, Nr.295, Nr. 530, Nr. 136/7, Nr. 76, Nr. 307, Nr. 421/2, Nr. 532/3, Nr. 807, Nr. 583, Nr. 837/3. Sipas njoftimit të publikuar tashmë në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare të sipërpërmendura të miratuara në planin vjetor minerar për vitin 2011, 2012, 2013 dhe 2014.

Koncesionet sipas ligjit

Kërkesat për kualifikim dhe kriteret e konkurrimit dhe vlerësimit të ofertave për të drejtën e aplikimit për një leje minerare në zonat konkurruese jepen në përputhje me Ligjin Nr.10304, datë 15.07.2010, “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.320, datë 21.04.2011 “Për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkurruese”, dhe VKM nr.248, datë 02.05.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.347, datë 29.4.2011 të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Programit të Veprimit 3-Vjeçar për Zbatimin e Strategjisë Minerare” dhe të Urdhrit të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nr. 588, datë 02.08.2011 “Për miratimin e Planit Vjetor Minerar te vitit 2011”, i ndryshuar, Urdhrit të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nr.227, datë 15.03.2012 “Për miratimin e Planit Vjetor Minerar 2012”, i ndryshuar, Urdhrit të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nr. 127, datë 25.02.2013 “Për miratimin e Planit Vjetor Minerar për Vitin 2013”, i ndryshuar, dhe Urdhrit të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë nr. 107, datë 10.03.2014 “Për miratimin e Planit Vjetor Minerar për Vitin 2014”. Ofertuesit duhet të paraqesin vetëm një ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: Për zonat: Nr. 376/4, Nr. 365/2, Nr. 180, Nr. 90/1, datë 12.06.2014, ora 11:00; Për zonat: Nr. 387/1, Nr. 712/4, Nr. 181/2, Nr. 837/4, Nr.295, datë 16.06.2014, ora 11:00; Për zonat: Nr. 530, Nr. 136/7, Nr. 76, Nr. 307, Nr. 421/2, datë 18.06.2014, ora 11:00; Për zonat: Nr. 532/3, Nr. 807, Nr. 583, Nr. 837/3, datë 20.06.2014, ora 11:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi pak kohë më parë se brenda këtij viti, dikasteri që ai drejton do të ketë gati një regjistër elektronik për të gjitha konçesionet e dhëna në industrinë nxjerrëse. Gjiknuri tha se ky regjistër elektronik do të bëjë të mundur transparencën e shfrytëzimit të pasurive natyrore.

Sot News, 14.05.2014