Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilitet në tregun e karburanteve

Çmimet e karburanteve gjatë kësaj jave kanë ruajtur stabilitetin, krahasuar me një javë më parë, duke shënuar lëvizje të vogla.

Nga vëzhgimi i bërë me kamerën e RTV SCAN në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se gjatë kësaj jave një litër naftë është tregtuar nga 186 deri në 187 lekë për litër, ndërkohë që javën e kaluar çmimi maksimal arrinte në 186 lekë për litër.

Edhe çmimi i benzinës ka ruajtur stabilitetin, krahasuar me javën e kaluar, ku është shitur me 188-189 lekë për litër. Një javë më parë, çmimet e karburanteve pësuan rënie krasuar me 2 javë më parë. Tregu i karburanteve pësoi luhatje të konsiderueshme në fillim të vitit ku nafta dhe benzina u shtrenjtuan me arsyetimin e rritjes së taksës së qarkullimit.

Scan TV, 03.05.2014