Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, plani më i mirë për efikasitet energjetik

Studentët e fakulteteve ekonomike dhe teknike do të garojnë në përpunimin e biznes planit me theks të veçantë në efikasitetin energjetik. Në konkursin i cili do të jetë i hapur nga sot mund të marrin pjesë të gjithë studentët e fakulteteve teknike dhe ekonimike nga çdo vit akademik. Studentët do të kenë mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje në formë të ekipeve me minimum dy dhe maksimum gjastë pjesëmarrës.

Vendimet e dërguara nga ana e studentëve do të shqyrtohen nga një juri profesionale. Tre projektet më të mira do të shpërblehen me vlerë prej 30.000, 18.000 dhe 9.000 denarë.

Garimi për përpunimin e biznes planit më të mirë është pjesë e aktiviteteve në kuadër të Platformës për efikasitet energjetik të cilën e organizon EVN dhe Ministria e ekonomisë.

„Si kompani energjetike ne punojmë intesivisht për zbatimin e efikasitetit energjetik, veçanarisht në sektorin real. Por, që të kemi më shumë pranim aktiv është e nevojshme arsimimi, në veçanti tek të rinjtë që në të ardhmen do të jenë përgjegjës për zhvillimin e ekonomisë. Për këtë arsye ky garim është i rëndësishëm, sepse do të hap dimenzion të ri në të menduarin e cila duhet të bëhet praktikë e rregullt në hapat e mëtutjeshëm”, u shpreh Verner Hengs, kryetar i Bordit drejtues të EVN Maqedonisë.

Për realizimin e garës për biznes plan më të mirë, janë përfshirë edhe ekipet e Alfabetit energjetik dhe organizatat studentore IAESTE dhe AIESEC të cilët do të japin mbështjetje teknike dhe logjistike në realizimin e këtij projekti. Të gjithë studentët e interesuar do të kenë mundësi që të aplikojnë dhe të marrin pjesë në njërën prej dy organizatave studentore ose në faqen e internetit www.energetskaazbuka.mk. Për studentët e paraqitur do të organizohet dhe trajnim i shkurtë nga fytyra profesionale për kriteriumet për përpunimin e biznes planit.

Ministria e ekonomisë përmes disa programeve ka punuar për rritjen e aplikimit të efikasitetit energjetik në sektorin real. Sipas Strategjisë për nxitjen e efikasitetit energjetik dhe planit Aksionar për efikasitet energjetik janë parashikuar rritje të kursimit për 9% deri në vitin 2018. Për të arritur këto qëllime janë marë një sërë masash, me çka janë paraparë 400 milion euro.

„Efikasiteti energjetik është është çelësi kyç për rritjen e konkurrimit të kompanisë për amvisëritë dhe tregjet e huaja, por edhe për përmirësimin e produktivitetit dhe optimizmit të shpenzimeve. Përveç programeve të rregullta për krijimin dhe rrijen në këtë segment edhe më tej do të kontribohet dhe do të ketë fonde shtesë nga BERZH prej 75 milion euro, pikërisht të projektuar për efikasitet energjetik”, u shpreh ministri i ekonomisë Valon Saraçini.

Ministria e ekonomisë dhe EVN Maqedoni vitin e kaluar filluan me “Plaformën e Efikasitetit energjetik”, ndërsa qëllimi kryesor ishte rritja e vetëdijës dhe zbatimit të efikasitetit energjetik veçanarisht në sektorin real. Në kuadër të kësaj platforme janë mbajtur puntori edukative për mediumet dhe për kompanitë. Sipas informacioneve të fundit, mbi 30% të kompanive tashmë zbatojnë teknologjinë e efikasitetit energjetik. Pjesë e kësaj platforme është edhe emisioni edukativ “Alfabeti energjetik”. Platforma për efikasitet energjetik është vlerësuar pozitivisht edhe në raportin e komisionit Evropian të Maqedonisë, ku është notuar që në polin e efikasitetit energjetik është bërë përparim serioz.

energjia.al 24.03.2014