Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EVN trajnon dhe punëson të rinj

Zhvillim i ideve të reja, potencial i ardhshëm tek të punësuarit, ekspertë dhe liderë janë benefitet kryersore nga programi i specializuar i EVN Maqedonisë për trajnimin dhe punësimin e të rinjve “Trainees 2014”.

Programi i ri oficialisht do të starton në ditët e hapura me 23 kandidatët e përzgjedhur dhe me trajnimin e parë të prezantuar. Interesi këtë vit është më i madh, në konkursin e hapur që EVN Maqedoni e njoftoi në fillim të vitit ku aplikuan 530 të interesuar.

Pas testeve të kryera dhe intervistave, u përzgjedhën pjesëmarrësit e rinj me arsim të lartë elektro-teknik dhe nga fusha e shkencave shoqërore. Ata sipas principit ndoqën parimin e rotacionit përmes departamenteve teknike dhe komerciale, si dhe Qendrës enego për konsumatorët (QEK) të EVN-së, ku do të specializohen në fushën e përshtatshme për profilin e tyre arsimor.

Për çdo pjesëmarrës do të jetë përgjegjës një mentor (specialist, i punësuar në EVN Maqedoni), i cili do t’i prezantojë proceset në punë dhe do t’i ndjekë si dhe do t’i vlerësojë progresin tek gjithësecili, ku në fund do të formohet mendim për çdo rotacion tek departamentet e EVN-së. Programi do të përfundojë me një projekt bashkëpunues dhe do të ofrohet vend pune për ata të cilët do të kenë dëshirë të vazhojnë karrierën në EVN Maqedoni, dhe për ata që kanë treguar rezultate të shkëlqyera.

Ky program tash që 5 vite praktikohet dhe shpërblehet. Për të rinjtë dhe kuadrot perspektive është një mundësi reale për trajnim profesional dhe punësim në EVN Maqedoni.

Nga viti 2007 deri më tani, mbi 70 studentë të diplomuar apo apsolventë të fakulteteve për elektroteknikë, ekonomi dhe shkenca ligjore kanë kaluar këtë program. Mbi 90 % nga ata janë punësuar në EVN Maqedoni, ndërsa disa nga gjeneratat e para të “Trainees” tash më janë liderë, në fakt udhëheqin pozita të larta në EVN Maqedoni.

energjia.al 22.03.2014