Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilitet i çmimit të karburanteve

Çmimi i karburantit gjatë kësaj jave ka qenë i qëndrueshëm edhe pse muaji Janar nisi me një rritje të menjëhershme të çmimit të naftës e benzinës në vend.

Tregtarët me pakicë e kanë shfrytëzuar këtë situatë duke u justifikuar me rritjen e taksës së qarkullimit për çdo litër karburant. Megjithatë, rritja nuk ka qenë asnjëherë në përputhje me taksën e re, pasi javën e parë të muajit Janar karburantet u rritën me 8 lekë për litër, javën e dytë u rritën me 5 lekë më shumë nga java e parë.

Kështu, nëse rritja e taksës së qarkullimit ka qenë 10 lekë, çmimi i një litri karburant është rritur me 13 lekë. Pa marrë parasysh këtu se, efekti i taksës së re duhet të ndihej nga muaji Prill. Nga vëzhgimi i bërë me kamerën e RTV SCAN në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se gjatë kësaj jave një litër naftë është tregtuar nga 189 deri në 196 lekë për litër, njëlloj si një javë më parë.

Gjithashtu edhe çmimi i benzinës ka ruajtur stabilitetin dhe këtë javë është shitur me 191- 196 lekë për litër. Rritja që pësuan çmimet e karburanteve në dy javët e para të muajit Janar nuk është për shkak të paketës së re fiskale të miratuar në Dhjetor, pasi si rregull karburantet duhet të kenë rezerva dhe rritja e çmimeve nuk reflektohet direkt.

Scan TV, 02.02.2014