Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EVN Maqedoni azhornon të dhënat e klientëve

Dje, 31.01.2014 me fillim në orën 14:00 deri 18:00, në qendrën tregrare të City Mall- Shkup, qytetarët patën mundësi që t’i dorëzojnë formularët e plotësuar për azhurimin e të dhënave personale për EVN Maqedoni, Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi SHPNJP – Shkup dhe NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.

Shfrytëzuesit kanë për detyrim, çdo ndryshim të të dhënave personale ta azhurojnë dhe ta dorëzojnë tek kompanitë të cilat sigurojnë shërbime publike brenda 30 ditëve.

Kompanitë të cilat i sigurojnë shërbimet publike janë përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale të shfrytëzuesve dhe për afatet për ruajtjen e tyre, por shfrytëzuesit gjithashtu kanë për obligim të sigurojnë të dhëna të sakta dhe të plota dhe të njoftohen për atë se cilat janë obligimet e tjera në pajtim me ligjet dhe marrëveshjet të cilat i dakordojnë.

Për respketimin e plotë të këtyre parimeve, azhurimi i të dhënave personale të këtij projekti do të mundësohet përmes plotësimit të formularit i cili për qytetarët arrin së bashku me faturën e rrymës, ujit dhe ngrohjes. Formularët e plotësuar, përpos dje, qytetarët do të kenë mundësi ta dorëzojnë edhe në kutitë e caktuara në ndonjërin punkt të pagesës dhe në zyrat pranuese të EVN Maqedoni, Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi SHPNJP – Shkup dhe NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup deri më 15 mars 2014.

energjia.al 01.02.2014