Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet me 10 lekë taksa për naftën dhe benzinën

Ministra e Financave ka miratuar udhëzimin më të fundit për ndryshimin e taksave kombëtare. Kështu, ajo që preket në mënyrë direkte, ashtu sikurse ishte parashikuar është nafta dhe benzina.

Sipas udhëzimit për ndryshimin e taksave kombëtare botuar në Fletoren Zyratare theksohet se taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 17 lekë/litër. Më parë kjo taksë që nga data 1 Janar 2012 ishte caktuar 7 lekë për litër. Në udhëzim specifikohet gjithashtu se pjesa e të ardhurave nga renta minerare, që u takon njësive të qeverisjes vendore (përfshirë edhe ato të naftës) shpërndahet nga strukturat përgjegjëse të buxhetit në Ministrinë e Financave.

Sipas ligjit për buxhetin e vitit 2014, njësitë e qeverisjes vendore përfitojnë +50% për naftën dhe gazin dhe +80 % për mineraret, si rentë minerare mbi transfertën e pakushtëzuar, pasi transferta dhe renta të jenë barazuara.

Ndërsa në udhëzimin e mëparshëm njësitë e qeverisjes vendore përfitonin +50 për qind rentë minerare mbi transfertën e pakushtëzuar, pasi transferta dhe renta të jenë të barazuar. Kështu është llogaritur veç pjesa e përfitimit për rëntën e naftës e gazit si dhe është përcaktuar në masë më të madhe renta që përfitojnë njësitë vendore për mineralet.

Scan TV, 25.01.2014