Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilitet i çmimit të karburanteve

Çmimi i karburantit gjatë kësaj jave ka qenë i qëndrueshëm edhe pse muaji Janar nisi me një rritje të menjëhershme të çmimit të naftës e benzinës në vend. Tregtarët me pakicë e kanë shfrytëzuar këtë situatë duke u justifikuar me rritjen e taksës së qarkullimit për çdo litër karburant.

Megjithatë, rritja nuk ka qenë asnjëherë në përputhje me taksën e re, pasi javën e parë të muajit karburantet u rritën me 8 lekë për litër, javën e dytë u rritën me 5 lekë më shumë nga java e parë. Kështu, nëse rritja e taksës së qarkullimit ka qenë 10 lekë, çmimi i një litri karburant është rritur me 13 lekë. Pa marrë parasysh këtu se, efekti i taksës së re duhet të ndihej nga muaji Prill.

Nga vëzhgimi i bërë me kamerën e RTV SCAN në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se gjatë kësaj jave një litër naftë është tregtuar nga 189 deri në 196 lekë për litër, njëlloj si një javë më parë. Gjithashtu edhe çmimi i benzinës ka ruajtur stabilitetin dhe këtë javë është shitur me 191- 196 lekë për litër.

Rritja që pësuan çmimet e karburanteve në dy javët e para të muajit Janar nuk është për shkak të paketës së re fiskale të miratuar në Dhjetor, pasi si rregull karburantet duhet të kenë rezerva dhe rritja e çmimeve nuk reflektohet direkt.

Ndërkohë që për rreth 2 muajt që sapo lamë pas, në tregun e karburanteve është vënë re stabilitet çmimesh, pritet që çmimet të rriten edhe më tej pas hyrjes në fuqi të paketës së re fiskale, e cila parashikon rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë.

Scan TV, 20.01.2014