Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria e energjisë në bisedime me “Energji Ashta”

Nisur nga fjala në seancën plenare të fundvitit të kaluar të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë (MEI), Damian Gjiknuri, për sa i përket marrëveshjes konçensionare të HEC-it të “Ashtës”, “Shqiptarja.com” zhvilloi një hulumtim të kësaj kontrate, duke nxjerrë në pah kushtet që ajo përmbante në dëm të ekonomisë shqiptare.

Nga ana e Qeverisë kjo çështje është cilësuar si shqetësuese për të dyja palët (“Verbund” dhe “Kesh”) dhe ndërkohë është duke u diskutuar për një zgjidhje optimal.

E kontaktuar nga “Shqiptarja.com” për t’u prononcuar në lidhje me këtë marrëveshje, zyrtarë të MEI-it janë shprehur se: “Problematika që shoqëron zbatimin e marrëveshjes se shitblerjes së energjisë midis KESH sh.a. dhe Energji Ashta sh.p.k. është shqetësuese për të dy subjektet e përfshira në këtë marrëdhënie partneriteti, rrjedhimisht MEI së bashku me autoritetet e “Energji Ashta” sh.p.k. po diskutojnë mundesitë për zgjidhje optimale dhe të qëndrueshme të kesaj problematike, zgjidhje e cila të ofronte një mjedis më të përshtatshëm biznesi me KESH sha dhe Energji Ashta dhe do të garantonte operimin e hidrocentralit të Ashtës në përputhje të plotë dhe në funksion të sigurisë së veprave hidrike në kaskadën e Drinit, pa cënuar nivelin e shërbimit të prodhimit publik, si dhe në interes të përfitimit reciprok”.

Shqiptarja.com 14.01.2014