Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama, Bushati dhe Gjiknuri, në Azerbajxhan për TAP-in

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ndodhen në Azerbajxhan për të diskutuar për projektin TAP.

Lajmi është bërë me dije nga ministri Bushati, i cili nëpërmjet faqes së tij në Twitter ka njoftuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Baku.

Në qendër të diskutimeve, siç thekson edhe ministri Bushati do të jetë fillimi i investimeve të projektit TAP. Në takimet që delegacioni shqiptar do të ketë do të diskutohet edhe për projektin IAP.

Balkan Web, 16.12.2013