Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saraçini prezantoi propozim-bilancin energjitik 2014-2018

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot mori pjesë në një debat me ekpertë, të organizuar nga Asociacioni energjetik i Maqedonisë, në të cilin u shqyrtua propozim bilanci energjetik i Republikës së Maqedonisë për periudhën 2014-2018. Bilanci i energjisë është zhvilluar në bazë të të dhënave për nevojat e parashikuara për lloje të ndryshme të energjisë dhe lëndëve djegëse, si dhe në bazë të analizave dhe përshtatjeve të kryera nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencisë për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë . Me bilancin energjetik si dokument i planifikimit indikativ për një periudhë prej pesë vjetësh, përcaktohen nevojat e përgjithshme për energji, nevojat e llojeve të ndryshme të energjisë, si dhe mundësitë për të plotësimin e tyre nga prodhimtaria e brendshme dhe importet. “Në bazë të bilancit të propozuar të energjisë, shpenzimi final në vitin 2013 ishte më i ulët me 7.2 % në krahasim me vitin 2012 dhe me 8.6 % në krahasim me planin e vitit 2013, me çrast tek të gjitha llojet e energjisë dhe të energjensave ka rënie, me përjashtim të gazit natyror, tek i cili është shënuar rritje të realizimit në lidhje me planin për vitin 2013, dhe atë për 3.4 %. Pjesën më të madhe në konsumin final të energjisë e zë energjia elektrike me rreth 40%, produktet e naftës 40 % dhe pjesa e mbetur 20% janë forma të tjera të energjisë”, informoi Ministri Saraçini, duke shtuar se konsumi kryesor i energjisë në vitin 2013 arriti në 115.931 TJ që është për 6,9% më i ulët nga konsumi i realizuar në vitin 2012, me çrast në sigurimin e nevojave për energji primare burimet vendore marrin pjesë me 55,9%, nëdrsa pjesa tjetër 44,1% sigurohet nga importi. „Gjatë periudhës 2014 deri 2018 pritet që nevojat e përgjithshme për energji primare të rriten gjatë tërë periudhës me shkallë mesatare ( në krahasim me vitin 2013) dhe rritja më e madhe pritet te gazi natyror dhe koksi, ndërsa te format tjera të energjisë rritja mesatare është më e vogël për 4% në vit “, tha Saraçini. Nevojat e përgjithshme për energji në vitin 2014, shtoi ministri, do të sigurohen 57% nga burimet vendore dhe 42,5% nga importi. Me nevojat e balancuara në këtë mënyrë për energji dhe mundësitë për plotësimin e tyre, pritet se në vitin 2014 do të ketë furnizim të vazhdueshëm dhe të sigurtë të konsumatorëve me të gjitha llojet e energjisë. energjia.al, 13.12.2013