Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Itali, Rama takim me Vendola në Puglia, diskutime për energjinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur këtë të enjte, një vizitë zyrtare në Itali, ku ndër të tjera, do të ketë një takim në orën 18:00, me homologun Enrico Letta. Kreu i qeverisë shqiptare dhe delegacioni i gjerë qeveritar kanë zhvilluar takime me Guverantorin e Puglias, Nichi Vendola.

Siç raportojne mediat italiane, Vendola, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Vendola u shpreh: Rinovoj sot ndjenjën e miqësisë për Shqipërinë, vendin motër të Italisë, në takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilin e komplimentova edhe për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershori, duke nënvizuar se do të mund të lidhen më ngushtë, raportet e forta aktuale, të sistemeve sipërmarrëse mes Puglia-s dhe Shqipërisë.

Ndërkohë pas kësaj Rama ka marrë pjesë në konferencën mbi Alterenergy, “projekt i rëndësishëm për kooperimin mes Shqipërisë dhe Puglies”. Sipas drejtoreshës së zyrës për Mesdheun dhe veprimtaritë kulturore së Krahinës, Silvia Godelli, ky është një takim i një rëndësie strategjike dhe hedh bazat për bashkëpunim të gjerë mes dy brigjeve të Adriatikut mbi temat e energjisë nga burime të ripërtëritshme, të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve tona.

Pasdite, Rama do të jetë në Romë, ku do të ketë takime në Confindustria, dhe në përmbyllje të tyre do të takojë kryeministrin italian Enrico Letta, ku pritet të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Një ditë më parë në mediat italiane, Rama tha se ndodhet në rajonin e Puglias për të pasur mundësinë për të krijuar për investitorët e Italisë të gjitha mundësitë që ata të vijnë të investojnë në vendin tonë.

Shqiptarja.com 12.12.2013