Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Promovimi i shërbimeve të reja të EVN Maqedoni

EVN Maqedoni vazhdon me alternativat promovuese të shërbimeve e-faturë dhe fletëurdhëresë pa pagesë për shfrytëzuesit e Tetovës dhe Manasitirit. Gjatë dy javëve në vazhdim në zonë të veçantë para punktit për pagesë shfrytëzuesit do të kenë mundësi të paraqiten për shërbimet e-faturë dhe të nënshkruajnë fletëurdhëresë pa pagesë, pa pritur në rresht nëpër banka apo në zyret e pranimit. Procedura e paraqitjes në bankat për fletëurdhëresë pa pagesë e nënshkruar dhe evidentimit të shfrytëzuesve për shërbimin e-faturë organizohet nga EVN Maqedoni.

Me përdorimin e këtyre shërbimeve bëhet shmangja e pagesave të faturave me vonesë të energjisë elektrike të shpenzuar dhe kamata (interesi) eventuale, si dhe pasojat e tjera ligjore që rrjedhin nga pagesa e vonuar e faturave. Mbi mijëra qytetarë deri më tani kanë shfrytëzuar këto alternativa.

Përpos shërbimit e – faturë dhe fletëurdhëresë pa pagesë, shfrytëzuesi do të ketë mundësi të shfrytëzojë edhe shërbimin “Aparati folës”, ku përmes numrit pa pagesë 089 089 089 do të informohet për borxhin total të faturave, shumën e plotë të faturës së fundit dhe afatin për pagesë të kësaj fature.

energjia.al 05.12.2013