Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilitet i çmimit të karburanteve

Gjatë kësaj jave, çmimi i naftës dhe benzinës ka ruajtur stabuilitetin.

Nga vëzhgimi i bërë me kamerën e RTV SCAN në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se, një litër naftë është tregtuar nga 183 deri në 188 lekë për litër, duke ruajtur stabilitetin krahasuar me një javë më parë, ku këto çmime pësuan një rritje të lehtë.

Gjithashtu edhe çmimi i benzinës ka ruajtur stabilitetin, duke u tregtuar me 187-188 lekë për litër. Duke krahasuar me 4 muaj më parë, pavarësisht luhatjeve të momentit, vihet re se tregu i karburanteve ka pasur një tendencë në ulje të çmimeve, pasi nafta dhe benzina gjatë muajit Nëntor dhe në javën e parë të muajit Dhjetor 2012 arritën shifrën rekord deri në 204 lekë për litër.

Ndërkohë për rreth 2 muajt që sapo lamë pas, në tregun e karburanteve është vënë re stabilitet çmimesh.

Scan TV, 02.12.2013