Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kinë-Shqipëri, konkretizim projektesh në energjetikë e industri

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, zotin Li Keqiang.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.

Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës uroi zotin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe drejtimin e suksesshëm të qeverisë. Zoti Li Keqiang vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve dhe theksoi nevojën për nxitjen e tyre në fushën e tregëtisë dhe industrisë.

Më parë, Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime dypalëshe edhe me Kryeministrin polak, çek, sllovak dhe estonez.

energjia.al 27.11.2013